Lauri
Anunnak
Hakmarrja e një artisti të rafinuar...
Një ditë, Papa Pali III vendosi të kontrollonte gjendjen e punës për Gjykimin e Fundit që Mikelanxhelo po kryente në Kapelën Sistine dhe i kërkoi asistentit të tij të ceremonive, Biagio nga Cesena, ta shoqëronte. Afresku madhështor ishte avancuar mirë dhe Papa i kërkoi Biagio-s një mendim.

Biagio lëshoi kritika të ashpra për veprën, duke pohuar se lakuriqësia mbizotëron, dhe e bën këtë fasadë muri më të përshtatshme të një banjë publike dhe jo dekor për kapelën e një pape.
Pas këtij gjykimi, Michelangelo, karakteri kolerik, i zemëruar dhe hakmarrës i të cilit njihej, nuk dështoi të ndëshkonte Biagio-n me një hakmarrje të rafinuar.
Në pjesën e "gjykimit universal" të prezantuar në këtë vepër kushtuar shpirtrave të mallkuar, ai filloi të pikturonte pikërisht Biagio-n.

Ai e përshkroi atë me veshë gomari dhe me trupin e tij të zhveshur e të mbështjellë me një gjarpër që e kafshon .... mes shalve.
I dha kësaj pjese tiparet e qarta të Biagio-s.

Kreu i ceremonive padyshim e njohu veten në pikturë dhe i kërkoi Papës t'a urdhëronte që të hiqte atë pjesë të tij nga aty, për fat të keq të tij, Papa nuk i dha kënaqësi.
Pas disa vitesh, Biagio nga Cesena pati hakmarrjen e tij pas vdekjes së papës.
Nudot e "Gjykimit" u çensuruan vërtet sepse, pas Konçilio të Trentos, lakuriqësia në artin fetar u dënua.
Prandaj, pjesët intime të shenjtorëve dhe të mallkuarve në afreskun në Kapelën Sistine u mbuluan me veshje e gjethe fiku.
Kjo punë është bërë nga piktori Daniele nga Volterra, i cili pikërisht për këtë ka hyrë në histori si "Brekushas". Ai që u mur me brekët e vizatimeve..
Në shqip by Lauri