Hakmarrja e Ahmadinexhadit dënon me vdekje tre protestues

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Edhe pse regjimi i Republikës Islamike shtoi masat dhe represionin ndaj qytetarëve civilë që nuk janë bindur me rezultatin e zgjedhjeve të qershorit që nxorën fitues Ahmadinexhadin, revolta nuk ndalet. Gjykata revolucionare ka dënuar me vdekje tre kundërshtarë që zbritën në shesh për të protestuar kundër rizgjedhjes së Ahmadinexhadit në këtë post. Sipas njoftimit të dhënë në një sajt reformator, Mohammad Reza Ali Zamani, anëtar i Shoqatës së Monarkëve ishte dënuar me vdekje. Zamani, që agjencia e lajmeve "Mehr" e përcakton "si pjesëtar i një grupi monarkik terrorist "është një prej atyre të dënuarve që akuzohej për një revolucion kundër regjimit islamik. Nga ana tjetër, një zëdhënës i departamentit të drejtësisë ka konfirmuar se kundërshtarët e dënuar me vdekje janë tre dhe ka dhënë inicialet e tyre janë: M.Z, A.P, M.E. Dy prej tyre u cilësuan fajtorë, pasi bënin pjesë në një organizatë monarkike dhe i treti se ishte pjesë e Muhaxhedinëve të Popullit, një prej organizatave më të mëdha kundërshtare të armatosura ndaj regjimit. Zgjedhjet e 12 qershorit u kundërshtuan hapur nga opozita dhe mijëra protestues që akuzonin regjimin për manipulim votash zbritën në shesh për të protestuar. Në manifestimet e ndryshme vdiqën të paktën 30 persona që u vranë nga milicia Basij dhe pati më shumë se një mijë të arrestuar.

Gazeta Shqip

ps : Kjo po eshte liri e fjales
 
Mendoj qe shum gabim po behet nket rast qe te denohen disa gazetar apo protestues , e me ket lloj ligji kshtu po tregojn kta qe nuk kan lidhje me Islam po me komunizem ;)
 
Back
Top