Hajnesha 86-vjeçare fut peshk, kafe... në pantallona

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Plaka 86-vjeçare amerikane Ella Orko për më shumë se 50 vjet vjedh nëpër dyqanet e Chicagos, e tani është arrestuar për herën e 61-të.

Të dielën në një supermarket ajo ka futur në pantallonat e saj peshk salmoni, krem kundër rrudhave, bateri, kafe dhe disa “imtësira” tjera me vlerë prej rreth 180 euro.

E kanë paditur për vjedhje dhe e kanë mbajtur në paraburgim, derisa gjykatësi e ka kushtëzuar lirimin e saj me 7.000 euro.

Policia ka thënë se plaka me kalimin e viteve vazhdimisht e ka ndryshuar emrin e saj, e pas arrestimit të parë në vitin 1956 e deri më tani e kanë gjykuar 13 herë.
 

Attachments

  • f.0807152546610_m.jpg
    f.0807152546610_m.jpg
    31.4 KB · Shikime: 3

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top