Hajduti që u “vetarrestua”

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
hajduti-bluzja.jpg
Një keqbërës u arrestua nga policia e Sharlotës në Karolinën e Veriut, SHBA, pasi në shtëpinë e grabitur prej tij kishte harruar një bluzë ku ishte stampuar pikërisht fytyra e tij.
Sipas rindërtimit të policisë, Jonathan Huntley hyri për të vjedhur në një vilë kur askush nuk ndodhej i pranishëm në të, por gjatë vjedhjes, harroi bluzën që kishte veshur, pasi gjatë vjedhjes ishte bërë vapë dhe ai s’po i rezistonte.

Në daljen nga shtëpia, ai harroi që të rivishte fanellën, përpara se të largohej. Me bluzën në dorë, policia mund të kryente testing e ADN-së, por gjërat u lehtësuan shumë, pasi ajo ishte bërë prej vetë keqbërësit, që mbi pjesën e përparme të bluzës kishte stampuar fytyrën e tij.

Menjëherë pas krahasimit të fytyrës në bluzë me të dhënat kompiuterike të policisë, u bë ballafaqimi dhe keqbërësi 25-vjeçar u arrestua brenda disa orësh.


:27T.CH:27
 
Back
Top