Haiti, pas termetit shtohet trafiku i femijeve

Kresha

A pretty face can never trick me
Nepermjet nje investigimi trondites gazeta britanike “News of The World” ka ekspozuar nje rrjet trafiku femijesh ne Haiti.


Ne qender te investigimit eshte drejtori nje fondacioni qe ka marre ne mbrojtje femijet e mbetur jetime pas termetit te 12 Janarit. Yis Jean Guerson drejtor i fondacionit, ka lejuar gazetaret britanike te shohin femijet jetime e me pas te vendosnin se cilin prej tyre do te blinin.“Si pasoje e termetit shume femije kane mbetur jetime pa familje dhe pa asnje vend se ku mund te fusin koken.

Nese doni ju mund te blini kedo prej tyre per 100 dollare”, ka thene drejtori fondacionit “Shendet per te gjithe”.Pasi kane rene dakort per pazarin Guerson ka thene: “Kjo eshte nje prej vajzave me te bukura pasi ka syte blu”.Gjithashtu ai ka ofruar ndihmen e tij per trafikimin e femijeve jashte Haitit.Organizata “Save The Children” thote se me shume se 1 milion femije kane mbetur rrugeve pas termetit shkaterrues.

Gazeta britanike shkruan se kjo situate kaotike qe mbizoteron atje ka lulezuar disa rrjete trafiku femijesh dhe ka shtuar deshiren e shume amerikaneve apo europianeve per te adoptuar femije ne rruge jolegale.Investigimi gazetarit Mazher Mahmood vjen vetem disa dite pas arrestimit te 10 amerikaneve te cilet tentuan kalimin jashte Haitit te 33 femijeve pa dokumentacionin perkates./topchannel/
 
Titulli: Haiti, pas termetit lulezon trafiku i femijeve

Ka ndonje person qe mund te ndryshoje titullin sepse te lexosh fjalen lulezon afer fjaleve trafiku i femijeve me duket si tallje ndaj njerezimit dhe ndaj personave qe e vuajne kete njolle te keqe ne historine dhe karakterin e personave
 
Titulli: Haiti, pas termetit lulezon trafiku i femijeve

Ndoshta eshte perdorur ne ate kuptimin eshte shtuar/rritur, sikurse lulet qe lulezojne me te madhe...!
 
Back
Top