Haga bllokon anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen,,,

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
45096_11.jpg


BRUKSEL- Holanda konfirmoi sot në Bruksel qëndrimin e saj për anëtarësimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në Shengen, hapësira evropiane pa kufi.
"Qëndrimi ynë është i qartë. Ne nuk e mbështesim një anëtarësim në këto momente'', deklaroi ministri holandez i imigracionit, Gerd Leers, me mbërritjen në Bruksel për një takim me homologët e BE-së dhe vendeve të tjera të Shengenit.
"Ne duhet të kemi siguri që anëtarësimi në Shengen të zbatohet plotësisht, veçanërisht përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar'', theksoi ai.
Unamiteti i 26 vendeve anëtare të Shengenit, 22 vendeve të BE-së është i nevojshëm për integrimin e çdo anëtari të ri.

(d.b/BalkanWeb)
 
Back
Top