LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Kanceri i tiroideve i kishte shkaktuar aq shumë metastaza, saqë mjekët nuk i kishin dhënë shumë kohë për të jetuar. Candice-Marie Fox, nuk u dorëzua përpara një fakti të tillë, por vendosi të mos bëjë kimioterapinë, largoi nga vetja bashkëshortin dhe nisi të kujdesej për veten e saj, duk konsumuar deri në 3 ananasë në ditë, në mënyrë që të pastronte trupin nga qelizat kancerogjene. Mrekulli apo shkencë, nuk e dimë, por ja që kura dhe terapia e saj arriti të funksionojë dhe të japë rezultatet e dëshiruara. Dieta e Candice-Marie Fox përbëhej nga ananas, kivi, banane dhe shmangte konsumin e çdo lloj mishi dhe alkooli. Pas disa muajsh tumori ishte larguar nga trupi i saj, falë dietës ushqimore. “Proteinat shtazore stresojnë trupin tonë dhe bëjnë që të gjitha energjitë që ne kemi, të shkojnë për tu tretur ushqimi. Me dietën time, trupi ka shpenzuar më shumë energji për luftimin e kacerit se sa për tretjen”,- ka thënë gruaja për Mirror. Më tej ajo ka pohuar se ka vendosur qeë të largohet dhe të lërë bashkëshortin e saj, duke qenë se ai ishte në kundërshtim me kurën e saj. Onkologu Mark Simon, drejtor i Nutritional Oncology Research Institute në California ka mbështetur vendimin e Candice, duke thënë se dietat ushqimore kanë një rol shumë të rëndësishëm në kurimin dhe luftën ndaj kancerit. /a.s/noa.al
noa.al
noa.al