Guri tokësor në Mars

Love

βeℓℓe â๓e
Pritej të ishte thjesht një tjetër gungë e parëndësishme në sipërfaqe, por guri i parë i këqyrur me kujdes nga sonda e NASA-s në Mars ishte më interesant se kaq.

Objekti piramidal, i mbiquajtur “Jake Matijevic” sipas një inxhinieri të misionit, ka një përbërje që nuk është parë deri më tani në planetin e kuq.

Shkencëtarët e kanë lidhur me disa shkëmbinj të pazakontë, por të njohur prej kohësh në Tokë. Bëhet fjalë për gurë të formuar nga magma të pasura me ujë, të cilat ftohen ngadalë në trysni të lartë.

Të tilla formacione, sic sqaron eksperti Edëard Stolper, janë mjaft të përhapura në planetin Tokë e gjenden sidomos në ishuj oqeanikë si Havai, Shën Helena apo Azoret, por janë zbuluar edhe në rajonin e Rio Grandes e gjetke. Pra nuk është dicka shumë e zakontë, por mjaft e njohur në Tokë, tha bashkekoordinuesi i misionit nga instituti i teknologjisë në Pasadena.

Sonda Curiosity e ekzaminoi Jake Matijevicin tre javë më parë, por në ato momente nuk u mendua se guri i errët do te kishte vlerë kaq të madhe shkencore.

Sonda me energji bërthamore u ul në planetin e kuq në fillim të gushtit me misionin të eksplorojë gjurmët e mikrobeve në Mars, e të marrë prej andej imazhe e të dhëna të cdo lloji.
Burimi: tch


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top