Guardiola i jep leksione Klopit, Siti shkatërron Liverpulin në “Anfield” dhe ia bën titullin një ëndërr

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
siti-750x430.png
Liverpuli e ka humbur tërësisht busullën në javët e fundit. Djemtë e Jurgen Klop nuk po bindin në fushë dhe rezultatet flasin qartë për një krizë në radhët e të kuqve. Kur pritej që mbrëmjen e sotme të ndizej edhe më tepër lufta për titull, Guardiola vendos ta shuajë atë. Tekniku spanjoll i ka dhënë leksione homologut të tij në pankinën e Liverpulit, teksa Mançester Siti ka shkatërruar të kuqtë në “Anfield”.

Shifrat përfundimtare u fiksuan në 1-4 për qytetarët, të cilët u treguan të pamëshirshëm ndaj një prej rivalëve të tyre më të mëdhenj në Premier Ligë. Gundogan dy herë, Sterling dhe Foden ishin autorët e golave për Mançester Sitin, ndërsa për vendasit golin e nderit e shënoi Salah nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithashtu protagonist në mënyrë negative është ktheyr edhe portieri Alison, që me gafat e tij ka falur dy gola për djemtë e Guardiolës. Me këtë humbje të thellë titulli bëhet një ëndërr për Liverpulin, që renditen në vendin e 4-t me 10 pikë më pak se Siti, që numëron një ndeshje më pak./Sport Ekspres/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top