Gryka e Rugovës dhe Bjeshkët e Nemuna, destinacion turistik i shqiptarëve

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Liqeni i Gurit te Kuq ne Bjeshket e Nemuna
Liqeni-i-Gurit-te-Kuq-ne-bjeshket-e-Nemuna-300x200.jpg


Grykë e Rugovës më 14 shtator: Gryka e Rugovës, Kuçishta, Guri i Kuq dhe Boga e Rugovës janë kthyer në një destinacion të rëndësishëm të turizmit malor gjatë kësaj vere. Në jugperëndim të qytetit të Pejës, sapo qyteti mbaron, në anë të rrugës për në Grykë të Rugovës, në fillim të saj, gjendet Patrikana e Pejës, e cila ruhet nën masa të rrepta sigurie nga KFOR-i italian. Vizita në Patrikanën e Pejës, megjithëse paraqet mjaft interes për vizitoret është një “mollë e ndalueme” vetëm për shqiptarët. Sapo kalon Patrikanën para të shfaqet madhërishëm Gryka e Rugovës bashkë me lumin Bistrica që e ndan në mes. Që nga kilometri i parë sapo hyn në Gryken e Rugovës dhe deri në lartësitë 1500 metër mbi nivelin e detit në Kuçishtë, Bogë e Guri i Kuq të shoqërojnë dhjetëra lokale e restorante, të cilat shtrihen buzë lumit Bistrica, ndërsa në Kuçishtë, Bogë e Guri i Kuq, hotelet e motelet, kryesisht të tipit alpin janë të ngritur në lëndinat në shpatet e maleve të Bjeshkëve të Nemuna.

Rruga që çan mes përmes Grykën e Rugovës është e asfaltuar për rreth 40 kilometër deri në fshatin Kuçishtë, ndërsa për të shkuar në Bogë e Guri i Kuq duhet të udhëtosh në rrugë të paasfaltuar, por të mirëmbajtur për rreth 6-8 kilometër. Autovetura me turistë ku shumë prej tyre ishin me targa të Shqipërisë, por edhe biçikleta dhe rrallë herë ndonjë kamion i ngarkuar me lëndë drusore lëvizin përgjatë kësaj rruge. Ndërkohë që përgjatë rrugës shumë turistë ditorë, kryesisht nga Peja frekuentojnë brigjet e lumit Bistrica duke kaluar çaste të këndshme në freskinë e lumit dhe ajrin e freskët që përcjell Gryka e Rugoves.


Gryka e Rugoves
Gryka-e-Rugoves-300x225.jpg
Sapo mbaron rruga e asfaltit, përballë të shfaqet Kuçishta ku janë të ngritura një numër hotelesh dhe restorantesh. Në të majtë, në një distancë rreth 6 kilometër nga ku përfundon asfalti, gjenden një numër kompleksesh të ngritura në livadhet e Gurit të Kuq. Ndërkohë që në të djathtë rreth 8 kilometër nga Kuçishta në lartësitë mbi 1450 metër mbi nivelin e detit në Bogë është ndërtuar kompleksi turistik “MAGRA”. Kemi sjellë një pjesë Austrie ku flitet shqip.

“Rreth 40 % të vizitorëve në hotelin tim janë nga Shqipëria, kryesisht tiranas e durrsakë”, – thotë Skënder Thaçi, pronar i kompleksit të ri “MAGRA” në Bogë të Rugovës. Ndërkohë që menaxherë të këtij hoteli, megjithëse i hapur me 15 korrik, bëjnë fjalë edhe për klientë “VIP” ku ato radhisin Princin e Lihtenshtejnit, por edhe kryetarin e KQZ-së, Arben Ristanin. Ky i fundit kishte shkuar për relaks në Bogë pas “lodhjes” në zgjedhjet lokale, sidomos për nxjerrjen e rezultatit për bashkinë e Tiranës.

Emri i këtij kompleksi turistik malor ishte një bashkim i germave të humanistes austriake Dr. Marianne Graf e njohur për ndihmën e dhënë prej 18 vitesh në veri të Shqipërisë. Zonja Graf ka qenë nismëtarja e këtij projekti ku aftësitë, njohuritë dhe largpamësia e saj kanë mundësuar ngritjen e këtij kompleksi turistik që shërben edhe si qendër kurative. Ndërkohë që në këtë kompleks ndihej dora e gurskalitësve të Rubikut. Pronari i këtij kompleksi, Skënder Thaçi, kishte ndërmend të punësonte në kompleksin e tij personel shërbimi nga zona e Mirditës dhe Pukës, ku papunësia është tepër e lartë.


Vizitore duke medituar ne lendinat e Boges
Vizitore-duke-medituar-ne-lendinat-e-Boges1-300x225.jpg
“Kam kërkuar pastruese me një pagë 250 Euro, por askush nga zona e Rugovës dhe e Pejës nuk vjen për të punuar për shkak të mentalitetit patriarkal, megjithëse papunësia është tepër e lartë edhe në Kosovë, kështu që jam i detyruar të punësoj personel shërbimi nga zona e Mirditës apo e Pukës me të njëjtën pagë dhe me kushte akomodimi”, – shprehet Skënder Thaçi, njëherësh edhe Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bashkëpunimit Shqipëri-Austri. Kompleksi “MAGRA” është i ngritur në lartësitë 1450 metër mbi nivelin e detit në bjeshkët në Bogë të Rugovës.

Përveç shërbimit hotelier, i cili është kompozuar me të gjitha ngjyrat në mënyrë harmonike duke krijuar një atmosferë relaksuese, si dhe restorantit, falë ambienteve dhe ofertave ofrohen edhe shërbime të tjera si sauna, këndi i forcës, banja me ujë gurgullues, banja me kashtë të lagësht apo të thatë, këndi me kripë deti dhe rrugicat për ecje këmbë zbathur. Për një gjumë çlodhës mund të porosisni edhe një çaj mali special me termus, jastëk gjumi me erëza dhe borsë me ujë të ngrohtë. Një shërbim tjetër që të ofrohet gjithnjë kundrejt pagesës është banja me sanë (barë i thatë) një metodë e vjetër shërimi nga trevat e Alpeve, këndi për ecje këmbë zbathur për largimin e stresit, dhe ajri i detit në lartësitë e 1450 metrave i improvizuar.


Burim uji ne bjeshket e Rugoves
Burim-uji-ne-bjeshket-e-Rugoves-300x225.jpg
Një natë qëndrimi në hotel kushton 20 Euro për person ku është i përfshirë edhe mëngjesi, ndërkohë që shërbime tjera, përveç këndit të forcës janë me pagesë që shkon nga 5-15 Euro. Por në hotel gjenden edhe dhoma me çmim më të shtrenjtë, përfshi këtu edhe nga një suitë për çdo kat. Ndërkohë, ushqimi përgatitet kryesisht nga prodhime natyrore të bujqve të zonës së Rugovës, të sigurta e me cilësi, ku një drekë në këtë hotel shkon nga 15-20 Euro për person. Mishi i vendit, prodhimet e qumështit dhe peshku përpunohen e shërbehen në hotelet, motelet e restorantet e ngritura në Gryken e Rugovës.

Një kujdes i veçantë i kushtohet mirëqenies së kafshëve, nga ku sigurohen këto ushqime. Të gjitha ushqimet janë të pa modifikuara gjenetikisht ku menyja përmban të dhënat përkatëse mbi burimin e sigurimit të lëndëve ushqimore. Ndërkaq çmime paksa më të lira mund të gjesh në hotelet dhe restorantet në fshatin Kuçishtë, ndërsa ato të Gurit të Kuq janë afërsisht të njëjta me ato të Bogës së Rugovës. Në mjediset e hotelit “MAGRA” në Bogë, por edhe në zonën përreth, ka shërbim interneti me wireless e mundësuar nga kompania “IPKO”, por edhe mundësi ushtrimi të sportit të hipizmit dhe kalërimit.

E gjithë zona që nga Kuçishta, Guri i Kuq dhe Boga janë zona klimatike kuruese që shtrihen deri në lartësinë 1500 metër mbi nivelin e detit, pa ndotje akustike dhe smog. Ajri kundërmues malor, qetësia, natyra e paprekur dhe peizazhet qetësuese, uji i kulluar nga burimet malore, shërbimin mikpritës, ushqimin me cilësi dhe specialitetet e përgatitura sipas traditës të shoqërojnë gjatë vizitës në bjeshkët e Rugovës. Vera në Rugovë të ofron mundësi të papërfytyrueshme të tilla si: ecje malore, ecje sportive, ngjitje alpine.

Nga ana tjetër, lëndinat të ftojnë në krahët e tyre duke të dhuruar prehje e ëndërrime. Ndërsa në vjeshtë lëvizja në ajër të pastër, veçanërisht në mot me erë, gjallëron qarkullimin e gjakut dhe ripërtërin sistemin imunitar. Dimri grish me stuhitë e dëborës, borën e imët, banjat e diellit dimëror shtrirë në tarracë, me ftohtësinë drithëruese në pyjet malorë të mbuluara si në përrallë nga dëbora ku mund të ushtrohet edhe sporti i skive dhe sporte të tjera dimërore.
Shekulli!
 
Pe: Gryka e Rugovës dhe Bjeshkët e Nemuna, destinacion turistik i shqiptarëve

Une i adhuroj vendet qe kane turizem malor...sidomos tropojen

Ktu te Bjeshket e nemura skam qene as1her po kam pas qejf me shku qekur jan permend te legjendat e mujit e halilit xD
 
Pe: Gryka e Rugovës dhe Bjeshkët e Nemuna, destinacion turistik i shqiptarëve

Gjithashtu dhe mua ,me pelqen turizmi malor ......vetem se kam frik nga gjarprit ...sikur mos te egzistonin kto do mundohesha ti kaloja pushimet sa me shume ne mal ..........ajri paster ilac i mushkrive :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top