Grushtet në Laç, policia arreston Dodë dhe Ardian Laskën

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Zëvendëstrajneri i Laçit dhe vëllai i presidentit Pashk Laska kanë përfunduar në pranga, priten edhe të tjera arrestime për gaditjen ndaj Jeminit

Prokuroria e Kurbinit ka nxjerrë dy mandat-arrestet e para për dhunën e ushtruar në stadiumin e Laçit pas takimit Laçi–Kastrioti, e cila mbaroi me rezultatin 1–1. Sipas burimeve të policisë së Kurbinit, mësohet se Komisariati i Policisë së Kurbinit ka zbatuar menjëherë urdhërin e policisë, duke vënë nën pranga dhe akuzuar për dhunën ndaj gjyqtarit të FIFA-s, Lorenc Jemini.

Të arrestuarit janë Ardian Laska, zëvendëstrajner i ekipit të Laçit, dhe Dodë Laska, vëllai i presidentit të Laçit, Pashk Laska. Veç tyre, blutë e këtij qyteti shoqëruan në ambientet e tyre së paku 9 persona, të cilët janë pyetur në cilësinë e dëshmitarëve dhe në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Të dy të arrestuarit mësohet se akuzohen për goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit e qetësisë, mos ndaj urdhrit të policisë, gjatë ndeshjes së futbollit, Laçi- Kastrioti, zhvilluar në stadiumin e qytetit të Laçit. Burimet e policisë thanë se kanë kërkuar me insistim marrjen e një kallëzimi, apo deklarimi nga arbitri i ndeshjes Lorenc Jemini, por sipas tyre ai ka refuzuar në mënyrë kategorike.

“Kam bërë një gjyq tre vite rresht me Albert Xhanin, duke shkuar thuajse javë për javë në Durrës dhe nuk dua të merrem fare me këtë çështje,”- mësohet t’iu ketë pohuar hetuesve të Komisariatit të Policisë së Kurbinit, arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini. Ky i fundit mësohet se ka marrë një plagë serioze në sy, por kjo nuk i ka sjellë rrezik për syrin, por pavarësisht kësaj, sipas burimeve, të policisë dëmtimi ka qenë i dukshëm. Prokuroria e Kurbinit ka nisur hetimet intensive prej dy ditësh.

Por vetëm dje ka lëshuar dy mandat-arrestet e para, që janë ekzekutuar nga ana e policisë Kurbin. Të dy të arrestuarit akuzohen si pjesëmarrës direkt në ngjarjen e e ditës së dielë, ku me të mbaruar takimi mes Laçit dhe Kastriotit, ishte presidenti i ekipit kurbinas, Pashk Laska, i cili sulmoi i pari gjyqtarin e takimit Lorenc Jemini për ta goditur.

Por më “i shpejtë” është treguar zëvendëstrajneri i ekipit, Ardian Laska, i cili ka arritur të kapë Jeminin dhe ta godasë, duke i shkaktuar edhe dëmtim. Më pas kanë qëlluar mbi gjyqtarin disa sportdashës, edhe pse ai ishte i rrethuar nga ana policisë së Kurbinit. Ndërsa gjyqtari i takimit Jemini nuk ka pranuar të kryente denoncimin në policinë e Kurbinit, prokuroria e këtij rrethi hapi hetimet bazuar kryesisht në pamjet filmike të mediave vizive dhe arriti të lëshonte edhe urdhër arrestet e para, të cilat duket se do pasohen edhe nga të tjera.

Stwrvitja Laçi i është rikthyer stërvitjes, duke u përgatitur për takimin e radhës në transfertë. Shija e hidhur e barazimit me Kastriotin ka bërë që ecuria e Laçit në kampionat të komplikohet, kjo edhe për arsyen se tashmë Disiplina me siguri do të dënojë fushën e Laçit dhe nuk do të ketë mundësinë të luajë përballë tifozëve. Por sërish të gjithë shpresojnë në vazhdimësinë e lojërave të mira dhe rikthimin e këtij ekipi te fitorja.

Ndërsa nga Tirana ka udhëtuar edhe trajneri i ekipit Nevil Dede, duke drejtuar sencën stërvitore të ekipit, ashti sikurse ka ndodhur edhe gjatë javëve të tjera të stërvitjes normale. Ndërsa humori duket se është prishur në ekip dhe të gjithë futbollistët, por edhe stafi, kanë nisur punën kokulur, duke evituar madje dhe ngritjen e zërit. Ndërsa askush prej futbollistëve nuk ka pranuar të flasë për mediat e po kështu edhe dejtuesit. Futbollistët ngrenë supet, duke u shprehur:

“Nuk kemi parë asgjë, sepse kemi qenë në dhomat e zhveshjes”. Ndërsa drejtuesit e klubit janë parë mjaft të mërzitur dhe kanë shprehur pendesën e tyre për atë çfarë ka ndodhur në Laç pas përfundimit të takimit Laçi–Kastrioti. Grupi i futbollistëve ka dalë i tëri në fushë, duke vazhduar stërvitjen. Ndërkohë që u është kërkuar futbollistëve nga trajneri i ekipit të vijojnë stërvitjen rregullisht gjatë gjithë javës, pavarësisht se çfarë do të bëhet.


Dhuna ne Lac livefutboll.net&albsport.eu - YouTube
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top