Gruaja rrezikon burg! Shpëtoi fëmijët nga shtëpia që po digjej, por jo fotot e liderëve komunistë.

Hera

Έτερος εγώ
Gruaja rrezikon burg! Shpëtoi fëmijët nga shtëpia që po digjej, por jo fotot e liderëve komunistë.

1578819238576.png
Një nënë në Korenë e Veriut rrezikon burgun sepse shpëtoi dy fëmijët e saj nga shtëpia që po i digjej, dhe për këtë arsye, nuk pati kohë të nxirrte prej andej portretet e drejtuesve të vendit komunist.

Gruaja është vendosur nën hetim nga Ministria e Sigurisë së Shtetit dhe po verifikohen të gjithë veprimet e saj pas flakëve që përfshinë banesën, të cilën e ndante dhe me një familje tjetër në Kontenë Onsong.
Prindërit e të dyja familjeve ishin në shtëpi kur shpërtheu zjarri dhe nxituan të shpëtonin të afërmit e tyre. Ndërkohë, një grup portretesh të liderëve të vendit u shkatërruan, e kjo po shihet si sakrilegj. Në Korenë e Veriut, është e detyrueshme që fotot e udhëheqësve të varen në mure; ato përfshijnë imazhet e liderit aktual Kim Jong Un, por edhe atyre të kaluar, si Kim Il Sung.
Për t’u siguruar që askush të mos “dalë nga rreshti, nëpër godina dërgohen rregullisht edhe inspektorë. Sipas ligjeve në fuqi, Kim Jong Un duhet të trajtohet me të njëjtin nderim si meshkujt e tjerë të shtëpisë, e kjo do të thotë se dështimi për tu kujdesur për portretet, shihet si krim i rëndë. Nëse shpallet fajtore, nëna fatkeqe do të përballet me burgun dhe punën e detyruar. Për shkak të hetimit, ajo nuk mund të jetë pranë fëmijëve të saj në spital, dhe as të marrë mjekime për djegiet e tyre.
Fqinjët thanë se donin shumë që ta ndihmonin, por zgjodhën të qëndronin larg nga frika se gruaja do të akuzohej për krim politik.

1578819298307.png

Top Channel
 
Last edited by a moderator:
Ska pak qe e degjova tek lajmet dhe une kte, kjo eshte tmerr. Medet ca heqin ca njerez?
 
Burg ene rrafje tre here ne dite pas buke perpara fotos se liderit suprim... lol pa renkim..:p
 
vetm propagande bene ai. ju premtoj studenteve, te pakten, nje ambient te ngrohte ku te studiojne pa u dridhur (sa ka premtuar ai do thuash ti. kjo e shume gjera te tjera, duhet te ishin bere pa premtime). e kush bene mesim kur ne kafe eshte me ngrohte? :p
Mo na mbyt me parashikime te zymta Darius... naltmadhnia ka ik me drejtu OSBE tani ska kohe per Shqiprine..:p
 
Mo na mbyt me parashikime te zymta Darius... naltmadhnia ka ik me drejtu OSBE tani ska kohe per Shqiprine..:p
Te pakten do te argetoje gjithe boten me budalleqet e tij, se per te qeverisur, ato detyra ia kemi lene Vangjushit.
 
vetm propagande bene ai. ju premtoj studenteve, te pakten, nje ambient te ngrohte ku te studiojne pa u dridhur (sa ka premtuar ai do thuash ti. kjo e shume gjera te tjera, duhet te ishin bere pa premtime). e kush bene mesim kur ne kafe eshte me ngrohte? :p
Mo u merr me shpifje o Bled se e hongre per agjitacion e propagande... lol
 
Te pakten do te argetoje gjithe boten me budalleqet e tij, se per te qeverisur, ato detyra ia kemi lene Vangjushit.
Akullorja a esnaf nuk e len me I shkri momenti... lol
 
Jete e cuditshme.
Mjerimet njerzore,dikur edhe ne ne Shqiperi ashtu ishim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top