Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Guest2

Antarë i Respektuar
Për 25 vite me radhë përditshmëria e saj ishte një betejë mes strishave, briskut e kurave intensive për të hequr qimet e shumta që i dilnin në fytyrë.

Të gjithë këtë betejë, Rose Geil, një 39-vjeçare nga Oregoni i Shteteve të Bashkuara e zhvillonte jashtë dijenisë së miqve dhe kjo ndikonte në jetën sociale që kishte.

Por 8 muaj më parë e lodhur nga gjithë kjo, 39-vjeçarja vendosi të mos rruhej më dhe sot thotë se nuk është ndjerë kurrë me seksi se tani.

Rose thotë se do të njihej me fatin e vet dhe qimet e tepruara nëpër trup dhe fytyrë kur ishte 13 vjeç.

“Nisa të rruhem në atë kohë. Në mëngjes zgjohesha dhe hiqja qimet para se të shkoja në shkollë. Nuk mund të shkoja të flija tek miqtë e mi sepse në mëngjes do të dukeshin shenjat e qimeve të hequra”, rrëfen ajo.

Rose ka vendosur tashmë të pranojë “mustaqet” e saj dhe thotë se është më e lumtur.

“Rritja e mjekrës time më ka bërë më të sigurt. Ndihem goxha me mjekrën, dhe unë kurrë nuk jam ndjerë më parë kështu’’, thotë ajo.

Megjithatë ajo rrëfen se fillimi ishte shumë i vështirë për të.

“Rritja e mjekrës time ishte një përvojë e pabesueshme. Ishte shumë e vështirë, emocionalisht dhe fizikisht në fillim, sepse ajo ishte shumë e pakëndshme”.

Në përfundim Rose thotë: “Ndihem shumë femërore dhe ajo ka të bëjë shumë pak me pamjen time; ajo vjen nga qëndrimi im dhe duke i dhënë vetes lirinë për të qenë kjo që jam.Më në fund pranova të jem e vërtetë”.
3-9-619x620.jpg
1-92.jpg
Revistapsikologji.
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

WTFFFFFFFFFF......kushedi ne c'nivele duhet ta kete Testosteroinin kjo.....gjynah

Ksaj i shkoka fiks shprehja " Na u rrit goca , na u bo burre"!
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Ueeee ca suprize une tu myll syt me shiku ku nuk eshte rru kjo lol
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Me seksi me mjeker?! Epo mire. Te rroj.
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

omg ...... natyra ben mrekullira .
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Qe besa mbeta pa u martue! :vetull:
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Gjithmonë më janë dukur interesante femrat që eksperimentojnë me vetën. Pak lesh aty, pak aty dhe ja.
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Me ket versjonin e lirise se gjetur sju ngjan pak me elton deden :)))..
Sa fiksim i kam patur djemt e detit ... grupi i revolucionit..embelsi ...romantik..rrok... :)) ja dhe pune e kesaj goces marrim anen pozitive buzeqesh ..ndihet mire..eshte ber e njohur..nuk shpenzon me lek..dhe kur ta pres do ket fytyre lekure te bute...:)... qefe qefe kjo dynja qefi qefit nuk i ngja....
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

mu sme duken si i njejti person...
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Sma mer mendja nje femer te kete aq mjeker....por nese ka aq mjeker siper imagjino si ehste bere poshte kjo lol
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Qe besa mbeta pa u martue! :vetull:

Hahahahaha e bukur kjo thirrjee... hahaha
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

mu sme duken si i njejti person...


lol shife mirë shife :P

Hunda, sytë, vetullat. Ajo është ajo.
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Thoni cte doni
Por eshte me sexy se sjetulla e klientes te sotcme
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Thoni cte doni
Por eshte me sexy se sjetulla e klientes te sotcme

No sqetulla nooo :...... :/...
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Marshalla , mos e paft syni i keq.

Kur duket kaq e bkr.ne fytyr magjinoje si duket .....nga komet.
Paska nevoj per ujë te valuar e hi drush kjo .
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

lol shife mirë shife :P

Hunda, sytë, vetullat. Ajo është ajo.

Te kishte qit edhe i cik dhomet ke ajo foto pa mjekerr aty do e kishim vertetu tamom :P
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Qofte kjo si i mban,une sduroj dot veten ashtu jo me te me durojne te tjeret :P
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Thuaji ndonje fjale se mbase se di qe ekziston ''depilimi'' :P ta provoj me ngjites druri se brisku si beka gje :P
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

ta bej te pakten nje triko ta kete per dimer lol
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Ekziston nje gje qe quhet 'Laser' per kte pune, i thoni ksaj! :P Ose hormonal therapy.
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Ekziston nje gje qe quhet 'Laser' per kte pune, i thoni ksaj! :P Ose hormonal therapy.

Mfal don ti heqesh buzeqeshjen... te fsheh dhembet e bukur???? Jo mo jooo sh mire eshte :) ka sa te duash burra qe jan si femra mbase mund te kombinojme ....mbase eshte ai rasti ku shpirtin thon e kan te burgosur ne trupa qe su perkasin :))))
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

QbbW5_f-maxage-0.gif
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Ajo ndihet yll bote me gjithe leshin e saj...ju i qani hallin :P
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

beard_lady.jpg

Ne qeshem me humorin shkodran,por ja qe paska edhe gra me mustaqe dhe fustan :P
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Thoshin plakat rru e pa rru - si ka qellu:kohe:
 
Titulli: Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Mu kujtua nje rast prej para dy vjetesh ne mos gabohem, me nje goce te religjionit Sikh qe i kishin bere foto pse me mjeker dhe e kishin tallur ne reddit.
Pas ca ditesh ajo njohtohet nga shoqeria se ia kane vene foton online dhe pergjigjet tek tema:

Ajo thote se nese ai qe ka vene foton do ia kerkonte madje ajo dhe do buzeqeshte per te ne foto. Po qe eshte e vetedijshme se eshte nje femer e religjionit Sikh me qime ne fytyre dhe qe shpesh ia ngaterrojne gjinine, por nuk ndjehet aspak e ofenduar ose e nencmuar nga reagimet qofte negative ose pozitive. Ne religjionin e tyre besojne se trupi duhet te mbahet i shenjte ashtu sic u eshte dhuruar pa e ndryshuar dhe qe duke lene menjane standardet e bukurise qe ka vene shoqeria ajo preferon te perqendrohet ne sjelljen dhe veprimet e saj. Ajo thote pasi sidoqofte kur te vdes asnje sdo mbaje mend si dukesha, po do mbahet mend ndikimi im me veprimet qe po bej. Prandaj, thote, per mua ska rendesi si duket fytyra ime, por buzeqeshja dhe hareja qe fshihen pas saj. Nese me takoni diku hajdeni me pershendesni dhe ju falenderoj per komentet qe me beret te kuptoj me mire veten dhe te tjeret nga e gjithe kjo. Shpresoj qe me kete shpjegim jane qartesuar shume gjera dhe kerkoj ndjese per konfuzionin qe kam krijuar dhe nese kam lenduar dike me pamjen.

Kjo goca eshte studente e neuroshkencave
.media.tumblr.com%2Ftumblr_mavhapzbuh1r3v9wao1_400.jpg


E kshu :)
 

Attachments

  • .media.tumblr.com%2Ftumblr_mavhapzbuh1r3v9wao1_400.jpg
    .media.tumblr.com%2Ftumblr_mavhapzbuh1r3v9wao1_400.jpg
    37.1 KB · Shikime: 0
  • .media.tumblr.com%2Ftumblr_mavhapzbuh1r3v9wao1_400.jpg
    .media.tumblr.com%2Ftumblr_mavhapzbuh1r3v9wao1_400.jpg
    37.1 KB · Shikime: 0
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top