Gruaja që u vesh si burrë për 43 vjet

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
egipcanka-770x470.jpg


Një grua egjiptiane, që ishte veshur dhe ishte shtirur si burrë për 43 vjet, për t’ia siguruar jetesën të bijës pas vdekjes së bashkëshortit, është nderuar këtë javë nga qeveria me titullin “nëna ideale” e guvernaturës së Luxorit.

Drejtoria për Solidaritet Social e Luxorit ka thënë se shpërblimin ia ka ndarë Sisa Abu Daoohut, për vitet e punës së rëndë, në mënyrë që t’ua sigurojë ekzistencën të bijës dhe nipërve të saj, shkruan Koha Ditore.

64-vjeçarja Abu Daooh e humbi bashkëshortin gjatë kohës sa ishte shtatzënë. Pasi që e lindi të bijën, ajo nuk kishte të ardhura që ta mbante atë.

Gjendja e saj komplikohej shkaku i një kulture lokale që kundërshton gratë në vende të punës, gjë kjo që e detyroi të vishej si burrë dhe të punonte jashtë shtëpisë, për ta mbajtur në jetë të bijën, Houdan. Ajo bënte tulla dhe lustronte këpucë në rrugë, midis punëve të tjera./kohaditore/
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Titulli: Gruaja që u vesh si burrë për 43 vjet

Eh keto duhen quajtur femra,jo disa qe ngelin i ore duke pa cfare ngjyre buzekuqi u shkon.
Perulje ,respekt pafund,te tilla femra bejne dallimin dhe ndryshueshmerin ne gjinin femer duke cilsuar: Qe c"do te thote te jesh femer e forte dhe NENE.
 
Titulli: Gruaja që u vesh si burrë për 43 vjet

Edhe vjen nje dite e qojn me vdek ne Azil te pleqve :(
 
Titulli: Gruaja që u vesh si burrë për 43 vjet

Eh keto duhen quajtur femra,jo disa qe ngelin i ore duke pa cfare ngjyre buzekuqi u shkon.
Perulje ,respekt pafund,te tilla femra bejne dallimin dhe ndryshueshmerin ne gjinin femer duke cilsuar: Qe c"do te thote te jesh femer e forte dhe NENE.

Vertete Nevi, kjo eshte grua qe meriton respekt ne nje vend ku respekti ndaj femres eshte per fat te keq i barabart me Zero.
 
Titulli: Gruaja që u vesh si burrë për 43 vjet

E lexova edhe une artikullin para ca ditesh dhe kjo grua meriton respekt dhe mirenjohje jo vetem nga familja e saj por nga e tere shoqeria!
Eshte me te vertete shume domethenes fakti se sa vetemohuese mund te jete nje nene!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top