Britani- Një gazetare 30-vjeçare ka fituar betejën me Shërbimin Kombëtar të Shëndetit,pas 4 vjet përpjekjesh për të kryer procedurën e sterilizimit.
Holly Brockwell, fillimisht e pyeti mjekun e saj në lidhje me kryerjen e operacionit për lidhjen e tubave, kur ajo ishte 26 vjeç. Por mjekët në mënyrë të përsëritur i thanë asaj se ishte "shumë e re", për të marrë një vendim që do t’i cenonte mundësinë për të patur një fëmijë.
Katër vjet pas një debati të madh jo vetëm në internet, ajo tashmë e ka realizuar këtë operacion.
"Shumë, shumë njerëz më kanë sugjeruar se unë nuk duhet të kryej marrëdhënie seksuale në qoftë se nuk kam synim të bëj një fëmijë. Askush nuk u thotë burrave kryqëzoni këmbët tuaja' nëse ata duan një vazektomi”.
Brockwell thotë për “The Independent” se shpreson që fushata e saj e suksesshme për t'u sterilizuar do t’i ndihmojnë gratë e tjera të reja të cilat nuk duan të kenë fëmijë, të merren seriozisht.
/Shekulli Online