Në Surrey të Kanadasë, një burrë ka pësuar një krizë mentale në tren dhe është ulur në dysheme, duke klithur i shqetësuar.
Derisa të gjithë e kanë kthyer kokën dhe janë bërë kinse nuk po e shohin këtë njeri, ka qenë një grua në moshë, që i ka shkuar pranë.
Ajo i ka zgjatur dorën këtij burri, për të cilin nuk dihet se nga çfarë gjendje mentale vuan.
Ai i ka mbajtur dorën gruas për një kohë, e më pas është larguar duke e falënderuar, transmeton Telegrafi.
“Vet jam nënë, e di kur dikush ka nevojë për përkrahje” i ka thënë gruaja, Ehab Taha, i cili e ka plasuar në Facebook, një fotografi nga ky moment.
Kjo sjellje e gruas është bërë shumë e popullarizuar, duke u shpërndarë në internet dhe medie.
gazetanewborn