Gruaja gjen 14 gjarpinj në dhomën e saj të fjetjes

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gruaja gjen 14 gjarpinj në dhomën e saj të fjetjes
f.1202141845245_m.jpg


Një grua australiane ka menduar se ishte duke parë një ëndërr të keqe kur i gjeti 14 gjarpinj në dhomën e saj të fjetjes.
Esther Honegger,nga qyteti Fannie Bay në Northern Territories, ka thënë se ishte “tmerruar” kur pa 14 gjarpinjtë në tepih.
"Thashë me vete 'Oh Zot, a thua sa janë?',"ka thënë ajo për gazetën lokale Northern Territorian. "Unë i urrej gjarpinjtë dhe kudo që sillesha, para apo prapa, shihja një tjetër".
"Ata ishin gjithandej, një ishte mbledhur rreth jastëkut tim, një rreth karriges, dhe kur dola jashtë një ishte në korridor, tjetri në parmak dhe një tjetër shkallë”, ka shtuar Honegger.
"Ishte si një ankth. Kudo që ktheja kokën ata shfaqeshin", ka shtuar ajo.
Instruktorja e vozitjes thirri miqtë e saj, të cilët ajo thotë se nuk i besuan, e më pas thirri policinë të cilët i thanë të thërrasë lidhjen telefonike e cila punon 24 orë në ditë me gjarpinjtë.
Kapësi i gjarpinjve Geoff Brouff erdhi në shtëpinë e saj dhe arriti të kap shtatë nga gjarpinjtë më të ri.
Por mëngjesin e nesërm ai pranoi edhe një thirrje të xhindosur nga zonja Honegger e cila kishte gjetur edhe tjerë. Të nesërmen ajo gjeti edhe dy gjarpinj.
Tani ajo është duke shpresuar se të gjithë gjarpinjtë janë kapur.Telegrafi
 
Titulli: Gruaja gjen 14 gjarpinj në dhomën e saj të fjetjes

shum e frikshme do jetetrem ne maksimum per mua j aka futur njeri ne shtepi se ska mundesi tjeter atentat
 
Titulli: Gruaja gjen 14 gjarpinj në dhomën e saj të fjetjes

shum e frikshme do jetetrem ne maksimum per mua j aka futur njeri ne shtepi se ska mundesi tjeter atentat


Edhe un po mendoja njejt.sigurisht dikush i ka ven aty,se nuk esht e mundur qe te shfaqen nga hici 14 gjarperinj.
 
Titulli: Gruaja gjen 14 gjarpinj në dhomën e saj të fjetjes

Une do kisha vdekur ne vend te saj...vetem ideja e gjarperinjve me tmerron!
 
Titulli: Gruaja gjen 14 gjarpinj në dhomën e saj të fjetjes

looooooooooooooool besoj do kete picku veten i here kjo se mos ishte ne enderr
pu ca terrori
 
Titulli: Gruaja gjen 14 gjarpinj në dhomën e saj të fjetjes

Do jet naj gjoe organizmume kjo pun, sa me u duk ne gazeta dhe tv

vl
 
Titulli: Gruaja gjen 14 gjarpinj në dhomën e saj të fjetjes

po te ishte gruja kineze me siguri do i kishte ngren qe te 14 gjarperinjte :p:p loolz
po australiane qe qeka ajo ka munci mos lind gjarprinje cdo dit ajo lool se andej spara lindin femije.:p:p
asgje e frikshme per mua gjarperinjte jan zvarraniket me te lezecem .
 
Titulli: Gruaja gjen 14 gjarpinj në dhomën e saj të fjetjes

pse sma 1 anakonda ne shpi ti plako t'shofim sa do e kesh qef lol
 
Titulli: Gruaja gjen 14 gjarpinj në dhomën e saj të fjetjes

mire qe nuk kishte dhe minj te shikonte dhe lufte LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top