Grua

Arfenilla

Themelues i Forumit
[I
12196311_127740667585686_6460493825199942001_n.jpg



Unë jam nisja, jam fillimi,
jam dhe fundi, jam mallkimi,
jam loja, e vërteta,
jam jeta jam dhe vdekja,
unë jam engjëll, jam dhe djall,
jam e urtë, jam dhe e marrë,
jam gabimi, jam mësimi,
jam zjarri, jam dhe dimri,
ëmbëlsia që jep vrer,
jam gjithmonë dhe asnjëherë,
jam rënia, jam mbështetja,
jam zhurma, jam dhe heshtja,
jam joshja, jam tradhtia,
shpirti i mbushur, zbrazëtia,
jam e bukura, e shëmtuara,
jam e lumtura, e trazuara,
jam e brishta, jam furtuna,
jam lodhja, jam dhe puna,
jam parajsë, jam dhe ferr,
dashuri që jep e merr,
jam tmerri i seksit tjetër,
s’më do dhe më do patjetër,
jam det, jam dhe përrua,
të qetësoj, të mbys kur dua,
jam bleta që të pickoj,
me mjaltë të ushqej dhe të sfidoj,
unë jam kur dhe ku unë dua,
ndjek dhe s’ndjek ligjet e tua,
dhe Frojdi ngeci te mua,
dhimbje e ëmbël unë jam
Grua!


Burimi e vjedhur nga nje faqe neti hahahaa


Si mendon ju; a jan te vertet keto vargje se jan thur per femren?
 
Titulli: Grua

Cdo gje eshte e vertete per Femren!
Eshte qenia me sublime, Me frymezuese, me e dhembshur, me e dashur, me e bukur, me e ndjere.

Cdo krijese mban pjese se saj. Eshte e trishte kur perballemi me raste dhune, shkelje, perbuzje nga pjellat tona, por dhe nga gjinia e njejte!
 
Titulli: Grua

[I
12196311_127740667585686_6460493825199942001_n.jpg



Unë jam nisja, jam fillimi,
jam dhe fundi, jam mallkimi,
jam loja, e vërteta,
jam jeta jam dhe vdekja,
unë jam engjëll, jam dhe djall,
jam e urtë, jam dhe e marrë,
jam gabimi, jam mësimi,
jam zjarri, jam dhe dimri,
ëmbëlsia që jep vrer,
jam gjithmonë dhe asnjëherë,
jam rënia, jam mbështetja,
jam zhurma, jam dhe heshtja,
jam joshja, jam tradhtia,
shpirti i mbushur, zbrazëtia,
jam e bukura, e shëmtuara,
jam e lumtura, e trazuara,
jam e brishta, jam furtuna,
jam lodhja, jam dhe puna,
jam parajsë, jam dhe ferr,
dashuri që jep e merr,
jam tmerri i seksit tjetër,
s’më do dhe më do patjetër,
jam det, jam dhe përrua,
të qetësoj, të mbys kur dua,
jam bleta që të pickoj,
me mjaltë të ushqej dhe të sfidoj,
unë jam kur dhe ku unë dua,
ndjek dhe s’ndjek ligjet e tua,
dhe Frojdi ngeci te mua,
dhimbje e ëmbël unë jam
Grua!


Burimi e vjedhur nga nje faqe neti hahahaa


Si mendon ju; a jan te vertet keto vargje se jan thur per femren?

Kjo poete ka nje emer dhe quhet ARTA HYSENAJ
 
Gruaja.
Qënia e cila bie 100 herë e ringrihet 1000 herë.
Qënia që ka forcë,guxim,e vullnet për të ecur përpara.
Qan çdo mbrëmje e çdo mëngjes buzëqesh.
E nëse jeta i dhuron ferrin,ajo do krijojë lulet e parajsës në flakën e ferrit🤗🤗
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top