-
- Anëtarësuar më
- Jul 20, 2008
-
- Mesazhe
- 8,435
-
- Reagimet e mara
- 602
-
- Vendndodhja
- ^.^
![f.0705223022978_m[1].jpg f.0705223022978_m[1].jpg](https://fv.al/data/attachments/3/3293-7f6d21cc77d3725da939f1a4ced87784.jpg?hash=f20hzHfTcl)
Ylli i filmit "Harry Potter", Rupert Grint, është sëmurë nga gripi i derrave.
Tri ditë para premierës së madhe në Londër të vazhdimit “Harry Potter and the Half-Blood Prince”, aktori 20-vjeçar, i cili luan rolin e Ron Weasley, ka marrë disa ditë pushim pasi është vërtetuar se është infektuar me virusin H1N1.
Ndërkohë, zëdhënësi i aktorit ka njoftuar se gjendja e tij është përmirësuar dukshëm dhe i ka siguruar fansat se javën e ardhshme Grint do të kthehet në xhirimet e vazhdimit tjetër “Harry Potter and the Deathly Hallows”.