Greqia s’i donte ujërat, por naftën shqiptare

ASG

aSg
Nga Express më 15.04.2010 në ora 17:23

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka publikuar të plotë vendimin për kundërshtimin që i ka bërë Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, për kufirin detar mes këtyre dy vendeve.

Siç njoftojnë mediat nga Tirana, në shpjegimin e vendimit prej 46 faqesh, Gjykata Kushtetuese e konsideron të papajtueshme Marrëveshjen me Kushtetutën në katër pika.

Për Gjykatën Kushtetuese Marrëveshja e lidhur mes Greqisë dhe Shqipërisë, është e papajtueshme me Kushtetutën për:

Mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes;

Mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes;

Moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm;

Mosmarrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.

Vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese ka qenë me të gjithë anëtaret e saj në favor të zgjidhjes së kësaj marrëveshjeje. Sipas gjykatësve, janë shkelur nenet, 3, 4, 7 dhe 92 të Kushtetutës.

Sipas një investigimi të korrespondentëve të “Top Channel” në Athinë, insistimi i palës greke për firmosjen e marrëveshjes nuk ka të bëjë me dëshirën për mbylljen e çështjes, por me faktin se marrëveshja u jep grekëve një zonë shumë të rëndësishme naftëmbajtëse.

“Sipas burimeve pranë Ministrisë greke të Jashtme, pala greke ishte në dijeni të faktit që zona e Jonit verior është ndër më të pasurat me naftë dhe gaz. Rezervat e saj të naftës i kalojnë 4 miliardë fuçi dhe i japin përfitime të mëdha ekonomike fqinjëve tanë”, raporton TCh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top