Greqia pret Trojkën, Gjermania: Ndihmë, po zbatuat masat

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
46968.jpg


ATHINث- Pas darkës së punës që pati mbrëmë me kryeministrin grek, kancelarja Angela Merkel tha në konferencën e përbashkët për shtyp se Berlini pret vlerësimin e trojkës për levizjet në ekonominë greke, por siguroi se Gjermania dëshiron një "Greqi të fortë".

Nga ana e tij kryeministri grek Papandreu shprehu vullnetin e fortë politik të Greqisë për të promovuar ndryshime shumë serioze dhe zbatimin besnik të masave të vendosura. Ai siguroi se qeveria ka vullnet politik edhe për të zgjidhur krizën, edhe për të krijuar një ekonomi konkurruese në Greqi.

Papandreu e përshkroi si një gjest pozitiv ftesën drejtuar industrialistëve gjermanë për të investuar në Greqi, ndërsa marrëdhëniet greko-gjermane i cilësoi të mira në nivel bilateral dhe evropian.

Zonja Merkel i tha kryeministrit Papandreu se Gjermania do të mbështesë Greqinë, por është e nevojshme për të proceduar menjëherë me ndryshimet strukturore, si reduktimi i deficitit në nivelet e vendosura. “Ne presim që Greqia të respektojë të gjitha kushtet e vendosura nga troika dhe pastaj të bëjë atë që është e nevojshme drejt konsolidimit fiskal," u shpreh Merkel.

Prandaj, ardhja e trojkës sot ose ndoshta edhe nesër në Greqi merr natyrën e një ngjarje serioze politike. Nga raporti i ekipit pas vlerësimit të ekonomisë greke do të varet pagesa e këstit të gjashtë të kredisë, për të cilën vendi është në nevojë urgjente, sepse sic pranoi dje ministri i Financave, rezervat e të hollave kanë nxjerrë dirtën e kuqe dhe janë të mjaftueshme për disa ditë.

Ndërkaq vazhdon edhe sot në Greqi greva e shoferëve të mjeteve të transportit publik, të cilëve sot iu janë bashkuar edhe taksitë. Mundimi i qytetarëve është i jashtëzakonshëm në ditë të tilla, pasi trafiku rëndohet aq shumë sa që lëvizja vështirësohet e ngadalësohet shumë, vecanërisht në qytete të mëdha si Athina e Selaniku
(e.m/BalkanWeb)
 
Back
Top