Greqia çel zyrtarisht tenderin për naftë në kufi me Shqipërinë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
36083_1.jpg

ATHINE - Qeveria greke ka hapur zyrtarisht tenderin ndërkombëtar për nisjen e punës për kërkimin e naftës në tre pika detare në zonën perëndimore të vendit, si gjiri i Patraikos, Katakolo dhe Janinës në kufi me Shqipërinë.

Vlerësohet se rezervat e naftës në këto tre pika detare shkojnë deri në 250 miliardë fuçi, citon agjencia e lajmeve “Ria Novosti” ministrinë greke të mjedisit, energjisë dhe ndryshimeve klimaterike.

Sipas kësaj ministrie, zona ku pritet të kryhen kërkimet për naftë vlerësohet pozitive dhe pritet të tërheqë interesin e investitorëve për shkak të pozicionit të saj në kufi me Shqipërinë, e cila disponon ngjashmëri në sistemin e naftës.

Ndërkaq Greqia dhe Shqipëria nuk kanë arritur ende të finalizojnë një marrëveshje për kufijtë detarë mes të dy vendeve.
Sipas burimeve të shtypit grek, kërkimet do të bazohen në parimin e vijës së mesit, apo distancës së baraslarguar në mes të të gjitha territoreve të vendeve të interesuara për të vendosur kufijtë e zonës detare të Detit Jon.

Kërkimet për nafte nga ana e Greqisë konsiderohen një mundësi e mirë për të nxjerrë vendin nga kriza financiare ku është zhytur.

(er.nu/news24/BalkanWeb)
 
Pe: Greqia çel zyrtarisht tenderin për naftë në kufi me Shqipërinë

Sa pamje e bukur ajo fotoja...
 
Back
Top