Greqia apo Turqia, ja cila është më e fortë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Ministria greke e Mbrojtjes ka filluar të zbatojë një program që përmban përmirësimin e avionëve luftarakë “F16” që disponon vendi.

Athina zyrtare ka shprehur interesin e saj për furnizimin e flotës ajrore nga tregu amerikan, fillimisht me mbi 20 avionë të gjeneratës së pestë “F35”, si dhe ka aprovuar progamin për mirëmbajtjen e raketave anti-ajrore “S300”.



Vetëm rinovimi dhe përmirësimi i rreth 155 avionëve “F16” që disponon do të kushtojë mbi 1.2 miliardë euro, ndërsa vlera e dy proceseve të tjera çon ketë shumë në 5 miliardë euro.

E gjithë kjo, në një moment kur Greqia ka hyrë në vititn e tetë të krizës më të rëndë ekonomike dhe po vazhdon negociatat me kreditorët e saj për të përfunduar paketën e tretë të ndihmës.

Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes shprehen se Athina është detyruar ta marrë këtë vendim për të përballuar rrezikun dhe tensionin gjithnjë në rritje midis Turqisë dhe Greqisë në detin Egje, ku 5 vitet e fundit ka filluar të prishet ekuilibri ushtarak në favor të Ankarasë.

Specialistët theksojnë gjithashtu se rritja e arsenalit ushtarak grek bëhet e domosdoshme edhe pas vendimit të qeverisë turke për furnizimin pas vitit 2018 me 100 avionë të rinj “F35”, me vlerë prej më shumë se 10 miliardë euro, të cilët do t’i shtohen flotës së 160 avionëve “F16” të përmirësuar që Turqia ka në dispozicion.

Ndërkohë, shtypi gjerman ka shprehur pakënaqësi për vendimet e Athinës. E përditshmja “Bild” thekson në një prej shkrimeve të saj të fundit se, “Gjermania u jep para grekëve dhe ata blejnë avionë”.

Por nga ana tjetër, burimet ushtarake në vend pohojnë se ankesat gjermane kanë objekt preferencën e Athinës ndaj kompanive amerikane të armëve dhe jo atyre gjermane, që kanë kryer deri para krizës shitje multimiliardere ndaj Greqisë si nëndetëse, tanke, avionë apo makina ushtarake.
76414.jpg
http://www.kosova-ime.com
 
Ja shkele territoret ajrore neper ishuj cdo dite Turku Grekut.;
 
njera m.ut e tjetra ka.ke. lol

Vendet me antishqiptare qe ka globi. ;)
 
Qar politikash e muhabetesh bejne gazetaria shqipe ta haje dreqi :D:D

A eshte baci jem ma i fori a baci yt :fiu::fiu:
 
Dyjat investojne shume ne ushtri por padyshim qe Turqia eshte me e fuqishme. Megjithate varet edhe ku do te zhvillohej lufta.

Sipas analisteve ushtarak ai qe sulmon duhet te jete minimalisht 3 here me i forte se ai qe mbrohet, ne menyre qe ta fitoj luften.
 
Kam pas rastin te shof shum stervitje ushtarake te nato-s , disiplina dhe menyra e organizimit turk eshte per t'u admiruar.
Greket italianet etj e kan mendjen tek club taverna etj etj
 
Se cila eshte me e fuqishme do ishte mire ta shifnim kufirin e tyre detar se cila e ka me afer pragut te shtepise se tjetres :viol:
 
Back
Top