Greqi, studentët protestë te shtëpia e kryeministrit!!

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
46805.jpg


ATHINE- Rreth 150 nxënës u mblodhën në Athinë, pranë zonës ku banon kryeministri Jorgos Papandreu. Sipas mediave, rreth 150 vetë janë mbledhur për të protestuar kundër masave, që shpalli mbrëmë qeveria greke.

Gardhe metalikë u vendosën rreth pallatit ku jeton kryeministri, dhe forca speciale të policisë MAT bllokuan zonën, ndërkohë që nxënësit e studentët me parrulla dhe karrikatura të krerëve të qeverisë, protestojnë në rrugë kundër masave të ashpra ekonomike të qeverisë.

Fillimisht nxënësit u grumbulluan në kishën Evangjelistria në Erithrea, marshuan në rrugën Elefterios Venizelos, për të përfunduar para shtëpisë së kryeministrit Papandreu.
(m.a/BalkanWeb)
 
Back
Top