Greqi, sot ngjarje me rëndësi në Athinë, Uashington dhe Hagë

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
ATHINE - Ngjarje me rëndësi zhvillohen sot për Greqinë, të cilat arrijnë kulmin me vizitën e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden në Athinë, i cili do të zhvillojë takime me udhëheqësit grekë për cështje shumë aktuale.

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden do të pritet në ora 11:00 nga Presidenti grek Karolos Papulias. Ai do të takohet më pas me kryeministrin Papadhimos dhe liderët politikë Papandreu dhe Samaras.

Z. Biden do të përcjellë në Athinë shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për krizën e zgjatur në Eurozonë si dhe mbështetjen e Uashingtonit për përpjekjet e qeverisë greke, reformat dhe paketën e ndihmës, nëpërmjet financimit të FMN-së, ku SHBA është aksioneri më i madh.

Në të njëjtën kohë, sot në Uashington mblidhet Bordi Ekzekutiv i FMN-së për të miratuar, pas marrëveshjes të eurozonës, lirimin e këstit të gjashtë për Greqinë dhe lëvrimin e parave më herët se më 15 dhjetori.

Duke ardhur nga Turqia, z. Biden mbart qëndrimin e udhëheqjes turke, Presidentit turk dhe Kryeministrit, për zgjidhjen e problemit të Qipros. SHBA kërkon një marrëveshje për Qipron, në gjysmën e parë të vitit 2012.

Në axhendën e bisedimeve SHBA-Greqi është edhe çështja e emrit të Maqedonisë, pikërisht sot, ditën kur pritet të shpallet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, lidhur me padinë kundër Greqisë, për shkelje të marrëveshjes së përkohshme.

Maqedonia kërkon që Greqia të respektojë detyrimet e parashikuara në Marrëveshjen e Përkohshme dhe të mos e bllokojë anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.

Nga ana e saj Athina mbron idenë se në Samitin e Bukureshtit nuk ka pasur bllokim nga Greqia, por konsensus midis vendeve anëtare që shtynë anëtarësimin deri në zgjidhjen e cështjes së emrit.

Analistët thonë se qeveria e Shkupit do ta shfrytëzojë vendimin sido që të jetë, për të sjellë në vëmendje çështjen e integrimit të vendit në BE, që u bllokua deri në zgjidhjen e çështjes së emrit.










balkanweb.com​
 
Pe: Greqi, sot ngjarje me rëndësi në Athinë, Uashington dhe Hagë

Tani do ece perpara greqia, keta jane mesuar me zarfe dhe frape , :D
 
Back
Top