Greqi, Sa ditë pune iu duhen emigrantëve për lejet e qëndrimit?

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
46864.jpg


ATHINE-Ka hyrë në fuqi vendimi për uljen e numrit të ditëve të punës (ensimave) që duhen për rinovimin e lejeve të qëndrimit si dhe ndryshime të tjera në favor të emigrantëve të ligjshëm.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi. Në këtë vendim përfshihen të gjitha kategoritë e emigrantëve që janë në pritje të përgjigjes për rinovimin e lejes së qëndrimit, të cilët deri tani kanë marrë përgjigje negative për mungesë të ditëve të punës (ensimave).

Përsa i përket të siguruarve në IKA numri i ditëve të punës minimale për vit ulet në 120 (ensima) me mundësi blerje të 20% të tyre, për të siguruarit në
ish-TEVE, sot OAEE ulet në 250 ditë pune në vit, po me mundësi blerje të 20% të këtyre ditëve të punës, ndërsa në OGA për rinovimin, mjafton dhe dokumenti i regjistrimit në entin sigurues, për të siguruarit që kanë ndërprerë përkohësisht sigurimin. Në rastin e OGA nuk ofrohet mundësi blerje e ditëve të punës, por për rinovimin e lejes së qëndrimit, mjafton punësimi me siguracion 6 muaj në vit.
(e.m/BalkanWeb)
 
Back
Top