Greqi, protestë para Ambasadës gjermane, Merkel “përqafon” Hitlerin

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
47275_1.jpg

ATHINE- Ardhja e zëvendëskancelarit gjerman dhe ministrit të ekonomisë në Greqi, u shoqërua me protesta para ambasadës gjermane në Athinë.
Gjatë këtij tubimi, protestuesit kanë ironizuar gjermanët duke iu kujtuar atyre kohën famëkeqe të nazizmit.

Protestuesit mbajtën në duar postera me portretet e Hitlerit dhe kancelares Merkel si dhe dogjën e shkelën me këmbë flamurin nazist, të cilin e kishin vënë në duart e një personi që mbante maskën e kancelares gjermane.

Në montazhin e posterit shihet një përqafim i ngrohtë mes Adolf Hitlerit dhe Kancelares Angela Merkel, e cila mban në veshë vëthë në formë kryqi, poster që mbizotëronte në protestën e grekëve jashtë Ambasadës Gjermane në prag të vizitës së Zëvendëskancelarit Philip Rosler.

Por vizita e gjermanit ka provokuar edhe shtypin grek, i cili ka botuar shkrime me tituj ku ironizohet Gjermania dhe i kujtohet asaj dëmshpërblimi që duhet t’iu paguajë grekëve për dëmet në Luftën e Dytë botërore.

Vlen të kujtohet fakti që se gjermanët që kohët e fundit e fundit nuk kanë lënë rast pa vënë në lojë grekët, madje edhe historinë që është edhe krenaria e tyre.
(e.m/BalkanWeb)
 
Back
Top