Greqi, policia "spastron" qendrën e Athinës

eGo0sTyle

System Engineer


Një operacion i gjerë policor u zhvillua dje në qendër të kryeqytetit grek për të kontrolluar imigracionin e paligjshëm, tregtinë e paligjshme dhe trafikun e drogës.

189 oficerë nga agjenci të ndryshme kryen inspektime dhe kontrolle në 980 njerëz, 203 makina dhe 16 dyqane.

Pas kontrolleve u arrestuan 47 persona, për shkeljen e ligjit për narkotikët, shkelje të ligjit për të huajt, për lojërat e fatit, dhe për vjedhje.

Të arrestuarit do të dalin sot, para Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.
 
Back
Top