Greqi, në rrezik jeta e vogëlushes shqiptare, nuk merr dot ilacet

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
49577.jpg

PATRA - Një vajzë e vogël shqiptare, 4 vjecarja Anxhelika, është bërë qendër e lajmeve të medias greke, të cilat po përpiqen të sensibilizojnë opinionin dhe ta ndihmojnë vogëlushen, që po jeton ditë shumë të vështira.

Anxhelika jeton në Patra të Greqisë dhe vuan nga një sëmundje e rrallë, që e mban atë mbërthyer në krevat. Ajo ka nevojë për ilaçe, të cilat së bashku me llojin e qumështit që duhet të marrë cdo ditë, kushtojnë 1700 Euro në muaj, cmim që familja e saj nuk e paguan dot.

Ogatech është instituti i sigurimeve që ka mbuluar shpenzimet e kurimit të vajzës, por kohët e fundit ai është vonuar për të paguar paratë e nevojshme, për shkak të ndryshimit në mënyrën e pagesës, ndërsa farmacistët refuzojnë për të administruar ilaçe me kredi nga fondet e sigurimit.

"Nëse fëmija im nuk merr mjekimet dhe qumështin e veçantë, do të vdesë. Ju lutemi të na ndihmoni", me këto fjalë, Eleni, nëna e Anxhelikës së vogël, e zbuloi cështjen në mediat e Athinës.

"Vajza ime e vogël është e detyruar të vdesë, për shkak se drejtuesit e institutit të sigurimeve Ogatech nuk autorizojnë buxhetin për blerjen e ilaçeve dhe të qumështit të veçantë për të ushqyer Anxhelikën", iu tha ajo gazetarëve.

"اdo muaj duhet të paguajmë 1 700 euro për qumështin special dhe ilaçet e caktuara. I kemi 4.500 € borxh farmacistit, i cili na ka ndihmuar duke na dhënë ilacet pa para në dorë, por kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht”, rrëfen gruaja shqiptare për gazetarët.

Pas transmetimit të këtij lajmi dje në shumë media greke, nëna e vajzës mori një telefonatë nga ministri i Shëndetësisë, i cili e siguroi se paratë për ilacet do të paguhen deri në 22 Dhjetor, përpara Krishtlindjeve.

Tani nëna e shqetësuar për jetën e fëmijës, pret përmbushjen e premtimit, pagesën e ilaceve nga Ogatech, ku burri i saj prej vitesh është i siguruar duke paguar kontributet.

Prindërit e Anxhelikës janë emigrantë nga Shqipëria dhe prej shumë vitesh jetojnë në Patra.

Ankesa më e madhe e nënës së re, është që shteti pavarësisht premtimeve, i ka lënë të luftojnë vetëm.

"2 vjet më parë Ministria e Shëndetësisë na premtoi që do të bëjë dicka për fëmijën tim, por premtimet mbetën në letër. Burri im është i papunë, ndërsa Komuna e Patras na preu edhe ushqimin falas," tregon gruaja në dëshpërim e sipër.

Familja i mban sytë nga institucionet e mbrojtjes sociale, të cilat në kushtet e krizës ekonomike dhe varfërisë që po prek shumë familje dhe individë, nuk iu përgjigjen të gjithëve.
//Balkanweb.com
 
Back
Top