Greqi, kasaphana ndaj emigrantëve...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
emigr-300x174.jpg


Kasaphana ndaj emigrantëve në Manolada të Greqisë ka shokuar mbarë opinionin botërorë!
Edhe pse të huaj, të pambrojtur, të strehuar nëpër ara nën kasolle plasmasi e kashte prej vitesh, të pa ngrënë, të pa paguar, kjo nuk ishte aspak njerëzore për një grup grekërish të cilët edhe pse u detyroheshin pagat e një viti e gjysmë, rrëmbyen armët dhe qëlluan kundrejt emigrantëve duke plagosur rënë katër prej tyre.
“Ne shkuam për të kërkuar parat tona, ato para që i kishim punuar për më shumë se një vit e gjysmë. Por punëdhënësit, na thanë të largoheshim se nuk bëjmë asnjë punë”, tha njëri prej emigrantëve që punon dhe jeton në Manolada duke shtuar: “Punojmë gjashtë muaj rresht dhe nuk jemi paguar. Tani që punët u shkuan mbarë, na gënjejnë që të mos na paguajnë”.
Ndërsa i pyetur për sulmin e vrasës ndaj emigrantëve, emigranti iu përgjigj: “Morën armët dhe qëllonin kë shikonin para tyre”/alb-observer.com/
 
Titulli: Greqi, kasaphana ndaj emigrantëve...

Gjynah te shkrete me duket sikur per emigrantet ne Greqi ska pasur asnjehere ligj..
 
Titulli: Greqi, kasaphana ndaj emigrantëve...

sepse gjithmone ecen sipas politikes andej, Gjynah gjithandej ndodh kjo kasaphane, demton/vret njeriu njeriun,
 
Titulli: Greqi, kasaphana ndaj emigrantëve...

Greqia mbahet kampione per shkelje te tilla. Po te lexosh dhe te studiosh mbi te drejtat e njeriut, ve re qe Greqia eshte nje nga ato vendet qe shfaqet dhe rishfaqet vazhdimisht si shkelse e te drejtave te njeriut.
 
Titulli: Greqi, kasaphana ndaj emigrantëve...

Greqia ka qene, eshte dhe do te jete gjithmone antishqiptare...cfare mund te pritet nga te tillet? Ata qe na cunguan tokat tona, i detyruan camet te shperndahen neper tere Greqine qe te mos ken nje vend...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top