Greqi i heq pensionet minoritarëve, frikë nga kërcënimet për Shqipërinë e Madhe

Aren

Anëtar i Respektuar
greke.jpg

“Në një kohë, kur kryeministri shqiptar Sali Berisha këmbëngul në deklaratat provokative rreth “Shqipërisë së Madhe”, Greqia duhet të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përkeqësimin e standardeve të jetesës së minoritetit grek dhe të shmangë në këtë mënyrë rrezikun e çrrënjosjes së tyre nga vendi”. Me këtë arsyetim, deputeti i Demokracisë se Re Jani Mihelaki e ka quajtur ligjin që parashikon heqjen e pensioneve të rreth 18 000 minoritarëve grekë nga Shqipëria. Një padrejtësi të madhe që iu bëhet pensionistëve të Epirit të Veriut
Deri më tani ata kanë marrë nga enti i sigurimeve OGA, një shumë prej 330 euro në muaj por me krizën që është zhytur Greqia ky pension është I papërballueshëm për shtein Helen.
“Problemi i grekëve të Epirit të Veriut është se në Shqipëri marrin një pension jo më shumë se 100 euro në muaj, por përveç dimensionit të dukshëm ekonomik të problemit, ata do të privohen edhe nga kujdesi shëndetësor, pasi do t’i shtohen numrit të të pasiguruarve, që është trefishuar në dy vitet e fundit”, shprehet deputeti Mihelaki. /alb-observer.com/
 
Titulli: Greqi i heq pensionet minoritarëve, frikë nga kërcënimet për Shqipërinë e Ma

ahahahahah boll kan hanger qyl tash le ti shkyjn dokumentat greke se sju duhen gja ;)
 
Back
Top