Greqi, humb jetën një emigrant shqiptar

redi-

Anëtar i Respektuar
Një punëtor shqiptar, 30 vjeçar, humbi jetën gjatë një shpërthimi në një fabrikë që prodhonte buljera, në qendër të Greqisë, në Kardica. Sipas njoftimit policor, 30 vjeçari ka qenë duke lyer një buljerë, në çastin e shpërthimit, shkaqet e të cilit janë ende enigmatike. Manaxherë të firmës dhe drejtues të fabrikës, janë marrë në pyetje, por deklarimet e tyre nuk janë bërë publike.

Burimi:TCH
 
Ja dhe nje Lajm tjeter:
Një emigrant shqiptar është përpjekur të vrasë bashkëshorten e tij, mbrëmjen e djeshme në Greqi, duke krijuar edhe një vatër zjarri, në perëndim të Athinës. Sipas AFP-së, 41 vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka hedhur një lëndë djegëse mbi trupin e gruas së tij, për t’i vënë flakën. Kjo e fundit, është futur në një grumbull shkurresh, duke iu vënë edhe atyre flakën. Sipas policisë greke, e reja 27 vjeçe është dërguar, në spital me djegie të rënda në trup. Shqiptari është përpjekur të largohet, por është arrestuar nga policia. Incidenti shkaktoi edhe probleme për zjarrfikësit grekë në lagjen Nea Aliosha, ndërsa ata po përballen me zjarre të shumta, në periferitë e Athinës.

 
Back
Top