Greqi, dhunohet gruaja nga grabitësit në prani të burrit

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
46974.jpg

ATHINث- I shokuar është komuniteti në Glyfada nga ngjarja e mëngjesit të sotëm, kur tre persona të maskuar dhe të armatosur hynë në një apartament ku jetonte një cift me dy fëmijë binjakë të mitur të moshës 2 vjeç.

Autorët pasi vodhën të holla dhe bizhuteri, abuzuan seksualisht gruan e re para burrit të saj.

Policia beson se shumë shpejt do të shkojë në arrestimin e grabitësve dhe dhunuesve, pasi kamera e shtëpisë ka regjistruar fytyrat e tyre.

Nuk është hera e parë në zonë, që kryhen grabitje me armë dhe dhunë. Nga dëshmitë e gjithë viktimave të grabitjeve, policia beson se autorët janë të njëjtë në të gjitha rastet. Dëshmitarët kanë thënë se dy prej tyre flasin një greqishte të keqe dhe gjithmonë kanë me vete një Kallashnikov.
(e.m/BalkanWeb)
 
Back
Top