Greqi, arrestohet prifti nga Kosova, i kërkuar në Serbi

Kresha

A pretty face can never trick me
Policia e Greqisë tha se e ka arrestuar priftin nga Kosova, Simeon Vilovski, i kërkuar nga Serbia, për shkak të dyshimeve për keqpërdorimin e fondeve të Kishës Ortodokse Serbe dhe të shtetit.

Sipas njoftimit të policisë, prifti Vilovski, ishte arrestuar të enjten në Peraia të Greqisë, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar.

Një gjykatë në Beograd i ka filluar hetimet ndaj priftit me dyshimin se i ka keqpërdorur fondet për rikonstruktimin e Kishave Ortodokse në Kosovë.

Simeon Vilovski ka shërbyer në Kosovë, nën peshkopin ortodoks të linjës së fortë, Artemije, i cili aktualisht është shkarkuar nga Kisha Ortodokse Serbe, nën dyshime të njëjta. /Balkanweb/
 
Titulli: Greqi, arrestohet prifti nga Kosova, i kërkuar në Serbi

nje prift me pak
 
Back
Top