Greqi, alarm për bombë në Ministrinë e Ekonomisë

redi-

Anëtar i Respektuar
ATHINE-Njoftimi i bërë sot me telefon nga persona të panjohur se një bombë është vendosur në Ministrinë e Ekonomisë ka shokuar dhe vënë në lëvizje autoritetet policore greke. Policia e Athinës u njoftua nga një telefonatë se një bombe që pritet të shpërthejë është vënë në Ministrinë e Ekonomisë. Për këtë arsye, punonjësit e ministrisë u evakuuan dhe po bëhen kontrollet e nevojshme.

Policia greke ndodhet në gatishmëri këto ditë pasi një ditë më parë një person humbi jetën nga shpërthimi i bombës në zyrën e Ministrisë për Mbrojtjen e Qytetarëve në Athinë.

Sulmi ndodhi vetëm pak metra nga zyra e ministrit Michalis Chryssohoidis, i cili nuk pësoi gjë, pavarësisht presences në objekt gjatë kohës së shpërthimit.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende askush.

(d.b/BalkanWeb)
 
Titulli: Greqi, alarm për bombë në Ministrinë e Ekonomisë

Natyrisht per mua ky nuk eshte lajm.

Une prej vitesh kam parashikuar shprebjerjen e Greqise artificiale.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Greqi, alarm për bombë në Ministrinë e Ekonomisë

Natyrisht per mua ky nuk eshte lajm.

Une prej vitesh kam parashikuar shprebjerjen e Greqise artificiale.



Qenkeni medium zoti Petrit ?
Sa keq qe nuk parashikuat gjendjen e Shqiperise ne 1997 shume keq vertet sepse po ta kishit bere do ishin evituar gjithe ato vdekje dhe barbari qe ndodhen
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Greqi, alarm për bombë në Ministrinë e Ekonomisë

Petrit, clidhje ka ajo qe thua ti me temen, dhe clidhje ka linku qe solle ti ku thjesht ke folur ti pa asnje baze apo burim informacioni.

Sa per temen, skam shume per te thene, vec se e shikoj kete vetem me syrin e popullit dhe jo me ate te qeverise.
 
Titulli: Greqi, alarm për bombë në Ministrinë e Ekonomisë

@ Petrit mos dil nga tema dhe jo linke forumesh te tjere

Sipas informacioneve të Albnow,kutia e cila mbante brenda bombën u dërgua me postë por jo në ministri,u dërgua në zyrën që ka si z Hrisohoidhi si deputet.Mendimi i terroristëve ishte të mos e dërgonin në ministri pasi ishte e sigurtë se do të ushtrohej kontroll.

Me këtë mendim ata e dërguan në zyrën e tij, që ka dhumë larg ministrisë para dy ditëve.Fati i madh i ministrit ishte që 4 ditët e fundit nuk shkoi në atë zyrë, pasi po të kishte shkuar do e hapte ai kutinë.

Kutia ishte si kuti këpucësh.Si dërgues ishte shkruar emri i një personi që ,iku nga Greqia momnetin e fundit para se të jepej urdhri për të mos u lejuar dalja e tij nga vendi,pasi ishte një nga personat e korruptuar të kompanisë Siemens.

Në pako shkruhej emri i marrësit i cili ishte z.Hrisohoidhi,Ministër i Mbrojtjes të Qytetarit(Rendit).Në zarf shkruhej gjithashtu që të mos e hapte askush tjetër.

Mëngjesin e djeshëm,punonjësit e zyrë së ministrit ,shkuan në ministri me një çantë ku kishin të gjithë postën e tij dhe nuk u kontrolluan pasi,cilësohen si zarfa të sigurtë.Kjo ishte edhe fatkeqësia më e madhe.

Shpëtuan momentin e fundit pesë punonjës të ministrisë…

Kreu i zyrës së ministrit dhe krahu i tij i djathtë prej 12 vjetësh,para se të hapte kutinë po bashkëbisedonte me tre persona të tjerë në zyrë.Pasi ikën ata kapi zarfin me dorë,në ato momente thirri një punonjëse të policisë për ti dhënë disa dokumenta ,mirpo ajo i kërkoi lejë 2 minuta për nevoja personale.

Në aktinën e zyrës së oficerit të policisë Jorgos Vasilakis,i cili mbante zarfin në dorë,ishte polici i rojes.Pasi u largua punonjësia ,Vasilakis hapi kutinë e cila shpërtheu menjëherë,duke e lënë të vdekur.Polici i rojes që ishte në të njëjtën aktinë,u shtri në dysheme dhe u fut poshtë një tavoline.

Copa gjipso,dërrasa dhe dosje i ranë mbi kokë.Duke u tërhequr,pa u ngritur fare,doli deri në korridor.

Pas shpërthimit,ministri Hrisohoidhis dhe disa policë të tjerë shkuan në zyrën e fatkeqit oficer ku e gjetën atë të vdekur.

Sot paradite ministri Hrisohoidhi shkoi në familjen e bashkëpunëtorit të tij dhe mikut gjithashtu ku qëndroi më shumë se 45 minuta ,për ti dhënë ngushëllimet familjes.

Si ishte e ndërtuar mekanizma?

Kutia që mbante mekanizmën shpërthyese hapej si kutitë e këpucëve.Në momentin që hapej kapaku,bashkoheshin dy tela dhe shpërthente.Ishte e ndërtuar në këtë mënyrë ,që edhe sikur të binte në tokë të mos shpërthente,vetëm nëse e hapte dikush mund të shpërthente.




Sipas të dhënave të para mendohet se pakoja ishte e postuar me destinacion ministrin e Mbrojtjes të Qytetarit.Madhësia e kutisë ishte 15 x 10 cm.Ishte e mbështjellë me një letër të valëzuar dhe e futur në një qese.

Terroristët kishin vendosur gjysmë kg lëndë eksplozive.Sistemi i ndërtimit të mekanizmës shpërthyese ishte shumë i thjeshtë.Në anët e mekanizmës ekzistonin dy kabllo të zhveshur.Njëri kabull ishte i ngjitur me kapakun e kutisë,ndërsa tjetri ishte nga poshtë ,në mënyrë të tillë ,që kur të hapej,dy telat të bashkoheshin dhe të aktivizohej menjëherë.

Pa kaluar në kontroll,pakoja kaloi dhe shkoi në katin e shtatë të ministrisë,vetëm disa metra larg portës së zyrës së ministrit Mihali Hrisohoidhi,

Polici roje,në hyrje të ndërtesës,pa asnjë dyshim,e dorëzoi pakon bashkë me letrat e tjera tek ndihmësi i ministrit.Si çdo ditë,52 vjeçari Jorgos Vasilakis,krahu i djathtë i ministrit,hapi zarfat si zakonisht.

Në orën 20.10 minuta,i erdhi radha për të hapur edhe kutisë e cila menjëherë shpërtheu dhe i mori jetën 52 vjeçarit ,oficer policie.Në ato momente në zyrë ishte edhe ministri i cili ikën nga ministria pas orës 23 në mbrëmje.

Gjithashtu,kati i shtatë ishte i mbushur plot me punonjës policie.

Kaos mbizotëro në të gjithë ndërtesën,krerët e ministrisë u bënin thirrje punonjësve të mos dilnin pasi kishin frikë se mos ekzistonte bombë tjetër.

Mekanizma besohet të ketë qenë njëlloj me atë që i mori jetën 15 vjeçarit emigrant nga Avganistani.Gjithashtu theksohet se ajo mekanizmë përbëhej nga metal dhe aparaturat e kontrollit duhet ta kishin kuptuar.

Një tjetër skenar bën fjalë se mekanizmat shpërthyese nuk mund të kapen nga aparaturat ekontrollit kur ato kanë pajisje elektronike si psh netbook.Nëse mekanizma e cila mbante sipër emrin e ministrit nuk mund të kontrollohej nëse kishte kablla.
albnow
 
Titulli: Greqi, alarm për bombë në Ministrinë e Ekonomisë

Une e kisha parashikiuar edhe 1997-ten.

Ato qe postoje une ketu kane lidhje me temen, por perpiquni te shikoni krejt pikturen...

Greqia eshte shtet artificial dhe shperbehet. Do te mari ate qe i takon... edhe Jugosllavia u shperbe...
 
Titulli: Greqi, alarm për bombë në Ministrinë e Ekonomisë

Une e kisha parashikiuar edhe 1997-ten.
Ato qe postoje une ketu kane lidhje me temen, por perpiquni te shikoni krejt pikturen...
Greqia eshte shtet artificial dhe shperbehet. Do te mari ate qe i takon... edhe Jugosllavia u shperbe...

Petrit, zgjou o burre zgjou. Cfare eshte puna juaj gjithnje vjen ne forum i pergjumur? :lexim:E marrim vesh se perveq '97 ke parashikuar edhe shkaterrimin e kaskadave mbi Drin dhe fundosjen e Shqiperise, humbjen e Sales kuptohet kjo varet nga votat e miletit pas kryerjes se mandatit te dyte, dhe fitoren e Shreses Demokratike e cila vetem se po shifet sipas parashikimeve qe ke bere. :gjujpeshk:

Por, o burre dheu na trego kush po fiton kampionatin boterore se na mundon shume e le keto cikerimat se kur shperbehet Jugosllavia e Greqia, kur fundoset Shqiperia..... se keto jane cikerrima qe ti i din edhe kur je ne gjume. LOLLOL:p:p
 
Titulli: Greqi, alarm për bombë në Ministrinë e Ekonomisë

@ Petrit kur parashikove '97 ti je bere per te vajtur te Cani o burre
hajde me kembe ne toke e lere jugosllavine e serbine se flitet per Greqine
sa per postet e tua se di c'pikture duhet te shohim
Ne greqi gjendja eshte alarmante prandaj ndodhin gjera te tilla
se mos vtm atje ne gjith boten perdite degjon gjera te tilla
 
Back
Top