xhebrail1
INTERIST
Ergys Kaçe i ka tmerruar grekët dhe serbët, pasi vendosi ta vishte një fanellë me shkrimin UاK (Ushtria اlirimtare e Kosovës).
Në Greqi nuk është pritur aspak mirë gjesti i futbollistit të PAOK-ut, duke e konsideruar atë si provokim të përfaqësuesit shqiptar.
Ndërkaq, mediat serbe e kanë konsideruar skandal veprimin e futbollistit shqiptar, duke e konsideruar UاK-në si organizatë terroriste.
Kaçe ka kërkuar falje për këtë veprim, me motivin se nuk ka qenë në dijeni të domethënies së kësaj fanelle.
“I kam informuar të gjithë miqtë, të cilëve iu thash se nuk e kisha idenë e domethënies së kësaj fanelle. Unë e mora fanellën e një miku dhe e vesha, ndërsa më pas kjo u përhap në rrjete sociale. U kërkoj falje të gjithë atyre që i kam ofenduar. Njerëzit e dinë se nuk jam tip provokues”, ka thënë Kaçe.
Mbetet të shihet se si do të reagojnë tifozët e klubit nga Selaniku, që kanë lidhje vëllazërore me tifozët e Partizanit, të cilët konsiderohen si nacionalistë të mëdhenj. /Express/Telegrafi/