Grate shqiptare jane gra te palumtura !

Endrra

VIP
V.I.P
Shkruan: Ada Halilaj

Gratë shqiptare janë gra të palumtuna.
Kjo asht e zeza mbi të bardhën, asht e vërteta që jena msu me ndry primitivisht në dhomat ma të fjetuna të ndërgjegjes, e vërteta krudo, e papërpunume, e pazbutun, e vërteta që ka zà dhe kërkon zànin tonë.
Edhe pse personalisht kam besu gjithmonë tek liria dhe jo tek lumtunia, kjo shpikje urbane ngujuese dhe ndoshta ma e sikletshmja në antologjinë e shpikjeve të njeriut, kam gjet në historitë e nëndheshme të grave, të ulun stoikisht kambkryq, antagonisten e saj të betume, palumtuninë…, të dorëzohesh, të dënohesh, të vritesh me heshtjen e jetës.
Kjo palumtuni prej mishi e gjaku, mi ka hap sytë.

80% e grave shqiptare (statistikë e mbajtun me shumë hatër, guxoj me thanë pa ngushëllim) jetojnë nën dhambët e mprehtë të një realiteti të kurdisun nga marrëdhanie të sëmura, abuzive dhe fatkeqësisht tipike shqiptare…marrëdhanie të prejardhuna nga fraza klasike: ”ti je gruaja, unë jam burri e si rrjedhojë do të bahet kështu, sepse kështu them unë dhe pikë”.
Kjo mbivendosje e pushtetit gjinor zeron komunikimin, e shndërron bashkëjetesën në një akt mekanik, të shterptë ku burrat janë dominatorët e çdo shqise, krijon individë të mbërthym nga frika dhe amputon çdo ceremoni lirie. Kjo origjinë e përbashkët i ka ba jetët tona po aq të përbashkëta.

Gratë shqiptare janë gjithmonë gratë e dikujt. Kanë gjithmonë një tutor mbi krye që i dikton të vishen aq sa mos me ra në sy; të lyhen aq sa të mos duken si prostituta; të flasin aq sa mos të duken llapazane; të qeshin aq sa të mos duken qesharake; të porosisin ujë dhe jo venë; të rrinë nën shoqninë e grave dhe mos të përzihen ma shumë se në një përshëndetje të rrufeshme me burrat e tjerë; të lavdërojnë në sy të të tjerëve fëmijët e mbarë (të parët e klasës padyshim); të krenohen me familjen e shëndoshë që gëzojnë; të flasin për perdet e reja që kanë ble në një dyqan mallrash italiane; të mbushin mendjen e botës se nëse kanë arrit diçka në jetë asht falë mbështetjes absolute të prindërve dhe bashkëshortit perfekt sepse ndryshe vetëm nuk do t’ja kishin dalë kurrë; të këmbëngulin se tani për tani mendjen e kanë të marrun vetëm nga shkolla dhe librat; të refuzojnë kategorikisht tërheqjen nga atmosfera e klubeve të natës; të refuzojnë ftesën e kolegut burrë për kafe në punë; të parfumosin ajrin me frymën e vajzes së ”mirë” shqiptare; të gjithëpërfshirë nga tradita, zakonet dhe të gatshme për t’ju dhanë atij burri i cili jeton akoma me nanë e babë; që nuk shpjegon dot pse rrobat me ngjyra lahen veçmas nga ato të bardhat dhe që ka alergji imagjinare nga hekuri me avull.

Jeta e grave asht një limonatë që nuk zbut kurrë etjen e lirisë…
Nuk besoj se ka grua shqiptare që nuk asht braktis nga një andërr, një mundësi, një projekt personal apo profesional, vetëm sepse ka pas fatin me lind Grua.
Disa prej grave që njohim çojnë përpara një jetë të ndryshkun, që i ngjan një gozhde në mur.Ku e kanë ngul, aty rrin. Disa të tjera kanë hek dorë nga shkollimi, janë privu nga mundësitë e rritjes në karrierë apo specializimit në një vend të huaj vetëm për të mos peshu në shtëpinë e babës për ma shumë kohë se ”ç’duhet”, por me u ”rahatu”si ”gjithkush” në krah të burrit. Gra të tjera janë lidh deri në fyt me rolin e nanës. S’fryn erë tjetër ndër flokët e tyne, veç frymës së bijve. Mishit i ka vdek epshi, mendjes i janë ngrit mure, kambve iu asht humb vrapi. Mbi ketë tokë edhe flirtimi me burrin tand ngjall dyshime hollywood-iane.

Disa e presin lirinë të kërcejnë pa prit e pa mendu nga tufa e luleve në dorën e princit të kaltër. Pjesa tjetër e grave që i ka dhanë fund martesës për së gjalli, që i rrisin vetë fëmijët, punojnë kameriere ndoshta e si të tilla deduktohet thjeshtë që klientat e lokalit janë edhe klientat e shtratit, apo ato vajza qe nuk kanë finalizu asnjë fejesë me sukses apo qoftë larg ma shumë se një burrë u ka zbulu trupin e shenjtë, duhet të rezistojnë çdo ditë në një luftë pa paqe, u duhet të kalojnë me sytë përdhè para veshtrimeve të theruna me neveri e përbuzje. Duhet të druhen e të fshihen nga vërsuljet e puritanëve.
Janë gra që pajtohen me planin që shoqnia i ka rezervu pa ndez shumë polemika dhe zbathen nga vetja po aq lehtësisht sa heken sytë nga një fustan i papërballueshëm ekonomikisht. Janë gra në prag. Gra që presin diçka me vetëdijen e stërplotë që s’ka me u duk kurrë. Janë gra të msume sistematikisht me panoramën e martesës, riprodhimit, familjes, devotshmërisë. Gra të udhëzume me pretendu heshtjen si notën ma të naltë ne rregjistër. Gratë e njëmijë e një pengjeve.

Gratë shqiptare janë të palumtuna.
E nëse ua shtroni pyetjen edhe njëherë gratë kanë me shpejtu me zgjedh para vedit lënduesin e rradhës, sepse të pranosh një gjëndje të tillë zbraztie do të thotë të djegësh tana maskat mbrotjëse e të zbulosh të vërtetën në natyrën e saj ma të pastër e në këtë art gratë shqiptare kanë një sedër fort të çuditshme dhe një instikt mbyllës befasues: nuk mund t’i prekësh familjen as edhe me fjalë, pavarësisht se edhe vetë e dinë burgun në të cilin flenë çdo natë.
Edhe njëherë gratë do zbardhin dhambët teatralisht e do sigurojnë bindshëm se s’ka asgja që nuk shkon me to, se asht e bekume me burrin e andrrave, se jeta e saj s’do kishte kuptim pa të, se do jepte gjithçka të mirë për një të keqe.

Gratë shqiptare nuk gjejnë zgjedhje të zgjidhshme.
Jeta e tyne asht një orgazëm e tejzgjatun, e tejshtirun….një rol i luajtun aq imtësisht, sa nuk i ndahet ma lëkurës.

Gratë mbarojnë gjithçka kanë në pjatë, për mos me u duk keq.
Pranojnë çdo plagë sepse ”ky ishte rrisku”.
Kanë duart e tyne në fyt e ky autlezionizëm për hir të të tjerëve i përthith, i tëhuajëzon, i tkurr.
Palumtunia shpallet si gjëndje e zakonshme, pronë kolektive dhe dalja prej saj propagandohet si një shteg naiv, utopik, i predestinum mos me ndodh kurrë.

Shpesh mendoj se ndoshta gratë që burrat mendojnë se kanë uzurpu dhe lepijnë mustaqet të kënaqun, në fakt janë gra të daluna nga furra surreale e imagjinatës në momentin e duhun e nuk e di sesi të katapultume midis nesh. Pushteti mbi qënie imagjinare, asht logjikisht pushtet imagjinar…, e prap asht pushteti i vetëm që njohim. Një pushtet i atyne njerëzve që të indinjum nga barazia gjinore kërkojnë me turr uniformën e ndame për gratë dhe burrat. Të rregullta, të urta, të hijshme, të paankushme, të përmbajtuna, gratë janë për ”tu pirë në kupë”.
Në të kundërt nxirrini jashtë, rrahini, digjini, vritini sepse ”s’na duhen asnjë qindarkë gratë që na marrin ftyrën”.

Realisht nuk jam as shumë e sigurt a e gërvisht ndjeshmërinë e burrave britma fizike e kësaj palumtunie meqë vërej masivisht se interesi në lojë asht minimal: përsa gratë të përmbushin detyrat e roleve dhe të plotësojne kërkesat e burrave duke i leju me shtri kambët tej jorganit, burrat nuk ngarkohen me pikëpyetje të vështira, nuk dalin nga zona e rahatisë, nuk ndërtojnë.
Burrat shqiptar nuk i duan gratë e tyne nëse nuk marrin mundimin me i njoft dhe nëse përfshihen qëllimisht në sfidën e posedimit, në garen e trofeut si: ”burri matet me burrni”
Kjo i jep virilitetit të shumëpërfolun një kënaqësi me efekt spektakli…, një kënaqësi që vjen e para në listë, mbi gjithçka dhe mbi gjithkënd…, një kënaqësi e fitume egërsisht mbi shpindën e grave.

Megjithatë, edhe pse për ndryshime radikale lypet muza e një kohe radikale, gratë duhet të vrapojnë jashtë membranës romantike që kafazi i artë, xhelozia e pakontrolluar, litari në qafë të lirisë, janë dëshmi dashnie.Ndjenja që ka si rrëfim prangat, asht ndjenja që kurrë, askush s’duhet me meritu dhe gratë shqiptare, gratë e palumtuna, gratë pa revoltë, gratë pa zhurmë e dinë mirë për ç’ka po shkruaj. E dinë mirë që prandvera vjen me lulet që marrin guximin me çel e me ngroh kryet nën dielli…, përndryshe, kjo stinë, vdes pa ardhë.

Morali i ”fabulës”?I vetmi kontroll që na përket asht kontrolli mbi jetën tonë.
Fund.

©Revista Barazia
 
Realisht nuk jam as shumë e sigurt a e gërvisht ndjeshmërinë e burrave britma fizike e kësaj palumtunie meqë vërej masivisht se interesi në lojë asht minimal: përsa gratë të përmbushin detyrat e roleve dhe të plotësojne kërkesat e burrave duke i leju me shtri kambët tej jorganit, burrat nuk ngarkohen me pikëpyetje të vështira, nuk dalin nga zona e rahatisë, nuk ndërtojnë.
Burrat shqiptar nuk i duan gratë e tyne nëse nuk marrin mundimin me i njoft dhe nëse përfshihen qëllimisht në sfidën e posedimit, në garen e trofeut si: ”burri matet me burrni

E gjej ofenduese kundrejt gjinise femerore kete paragraf.

Hap kembet :(

Femra ka hapesiren te studioje,te punoje,te angazhohet,te pakten ne qytetet.
Te mos lejoj as me te voglen trysni nga mashkulli,ku e ligjet per kete jan te ashpra .
 
Spo flet per nje pakice...por masen derrmuese.
NEse e sheh si nje thirrje per ndergjegjesim....do ishte me mire sesa ta paragjykosh
 
Realisht nuk jam as shumë e sigurt a e gërvisht ndjeshmërinë e burrave britma fizike e kësaj palumtunie meqë vërej masivisht se interesi në lojë asht minimal: përsa gratë të përmbushin detyrat e roleve dhe të plotësojne kërkesat e burrave duke i leju me shtri kambët tej jorganit, burrat nuk ngarkohen me pikëpyetje të vështira, nuk dalin nga zona e rahatisë, nuk ndërtojnë.
Burrat shqiptar nuk i duan gratë e tyne nëse nuk marrin mundimin me i njoft dhe nëse përfshihen qëllimisht në sfidën e posedimit, në garen e trofeut si: ”burri matet me burrni

E gjej ofenduese kundrejt gjinise femerore kete paragraf.

Hap kembet :(

Femra ka hapesiren te studioje,te punoje,te angazhohet,te pakten ne qytetet.
Te mos lejoj as me te voglen trysni nga mashkulli,ku e ligjet per kete jan te ashpra .
E quaj diskriminuese ,,te pakten ne qytet :/
 
Se pata paragjykim!

Shkeputa ate pjese se e quaj ofeze me frazen (hap kembet).

Pse do e mohosh qe ndodh ashtu? Mos nis cdo gje nga vetja , pasi sigurisht qe do biesh ndesh ne llogjike.
Por me sa degjojme dhe lexojme neper kronika te ndryshme , ngjarje te verteta, ky eshte nje realitet.
Ndoshta jo realiteti im apo i yti...por ne nuk perfaqesojme te gjithe gjinite :)
 
Ajo qe eshte me keqja,pjesa derrmuese e grave,pajtohen me pa lumturin,dhe nuk bejn asgje per te arritur barazi gjinore.
 
Pse do e mohosh qe ndodh ashtu? Mos nis cdo gje nga vetja , pasi sigurisht qe do biesh ndesh ne llogjike.
Por me sa degjojme dhe lexojme neper kronika te ndryshme , ngjarje te verteta, ky eshte nje realitet.
Ndoshta jo realiteti im apo i yti...por ne nuk perfaqesojme te gjithe gjinite :)

Mon!

E di si eshte puna ?

Me vjen te vjell kundrejt kesaj shoqerie,ku ne te perfshihem e une.

Me disa po e bej si ai akademiku,ti ha,ti vjell,ti ha serish,e me pas ti peshtyj. :(

Ndergjegjesimi note vjen pjesmarrja e shoqatave per te qene me afer gruas,me afer femres,ligji i ashper per tu denuar tipiku anadollak Bukurosh mashkull albanez,me ngushticen e te konisderuarit femre prone te tijen.

Mendoj se takime te vazhdueshme te shoqatave ,duke i bere ato te ndihen vlera,duke u treguar se munden,ndryshohet nje flete,do lexohet nje kapitull ku tu kthehet buzeqeshja.

Shkrime te tipit tipiko Mane,Ypi e leshi s'me emocionojne,s'luftojne(marketing po) :(
 
Ne kete shoqeri maskiliste , ku edhe femijet qe te vegjel i mesojme dhe i edukojme me idene se femra eshte e brishte, e thyeshme , e pafuqishme , delikate ....
Jemi ne promotori i cdo situate qe sjell pasoja. Qe ne gjeneze behen gabimet. Une te tille e shoh.

Nese do edukonim femijet (brezat) , duke i mesuar se femra eshte force dhe asnjehere barre....edhe meshkujt do dinin te kuptonin rendesine e peshen .

Mos harrojme se forcen e brendshme te nje femre...se ka kurre nje BURRE!

ja shihe kete....

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

E shoh here pas here....dhe me motivon per te mos bere gabimet qe thashe me siper :)
 
Ta besoni apo jo por ku ka femra qe degjoj kur thone....ia sa te gjej nje burre e te rehatohem , as te mos punoj e asgje
me vjen te vjell.
Si mund ta pranojne ate jete ashtu
Dua te dal qe ky viktimizimi vjen nga vete personi ne fjale dmth nga femra po he
 
Per c'ka shtrember qe ben femra shqiptare,sipas rradakes sime fajtor esht mashkulli shqiptar :)
 
Ca ma ba tash,lumturia duhet me u gjete ne aq sa mundemi e kemi!
Ajt se as grat e dynjas(ne kete rast shtet e tjera :p) sjane shume me te lumtura..
 
Mos arsimimi i gruas sjelle mosbarazin.
Si pasojè mbeten pa profesion e tè mvarura nga burrat.
Cila femer deshiron tè mbyllet nè shtepi gjithè diten e nè darkè ènderron per nje jetè mè tè bukur mè tè lumtur duke u ushqyer nepermjet filmave serial .
 
Ne pergjithesi,burri shqiptar, eshte i dhunshem por fatbardhesisht eshte frikacak. Pra duke patur keto dy "vlera" dhe duke mos guxuar qe dhunen ta shperndajm diku tjeter kete grumbullim energjie e kemi shprazuar aty ku eshte me lehte dhe fatkeqesisht kete e kemi bere ne femren e shtepise tone: Nene, moter, bashkshorte duke shkaktuar palumturi.

Kaq per momentin.
 
Ta besoni apo jo por ku ka femra qe degjoj kur thone....ia sa te gjej nje burre e te rehatohem , as te mos punoj e asgje
me vjen te vjell.
Si mund ta pranojne ate jete ashtu
Dua te dal qe ky viktimizimi vjen nga vete personi ne fjale dmth nga femra po he

Ku i sheh keto femra ti aman?
Une perkundrazi shoh femra qe duan te punojne e jane burrat ata qe i pengojne edhe kur e dine qe jane dobet nga ana ekonomike.Flet per masen ketu apo per nje pakice femrash adoloshente qe fluturon gomari ,fluturon!?
Ato jo vetem qe punojne por shpesh jane te vetmet qe mbajne familjen madje edhe burrat e tyre nderkohe qe ata bredhin kafeneve per mos thene ku tjeter..!
Flasim per Shqiperine dreqi ta haje ku do apo s'do s'ke as hapesiren per te logjikuar kaq dobet ku kushtet jetesore dhe veshtiresite i njohim shume mire...Ah pervec nese jane kaq me fat te gjitha e gjejne burra pasanike,c'te them!
 
Per c'ka shtrember qe ben femra shqiptare,sipas rradakes sime fajtor esht mashkulli shqiptar :)

Une jam feministe ne kulm por thjeshte kur shoh gjera qe vete femra ia imponon vetes sme vjen keq.
Lexova biseden mes teje dhe Monit persa i takon punes.
Une vete shoh raste ku femra se ka fare te veshtire te behet pergjegjese ku vetem 30% ka aftesi dhe thjeshte per te mos u lodhur
gjen rrugen me te shkurt....dmth e pranon vete?
JOJOJO
une nuk e quaj palumturi faktin qe sje e afte per veten.
 
Ku i sheh keto femra ti aman?
Une perkundrazi shoh femra qe duan te punojne e jane burrat ata qe i pengojne edhe kur e dine qe jane dobet nga ana ekonomike.Flet per masen ketu apo per nje pakice femrash adoloshente qe fluturon gomari ,fluturon!?
Ato jo vetem qe punojne por shpesh jane te vetmet qe mbajne familjen madje edhe burrat e tyre nderkohe qe ata bredhin kafeneve per mos thene ku tjeter..!
Flasim per Shqiperine dreqi ta haje ku do apo s'do s'ke as hapesiren per te logjikuar kaq dobet ku kushtet jetesore dhe veshtiresite i njohim shume mire...Ah pervec nese jane kaq me fat te gjitha e gjejne burra pasanike,c'te them!

okok ske pse rebelohesh aq shume.
Po flas per shumice dhe per pakice.
Femrat qe vuajne per mendte e kokes une si toleroj.
Sepse une vete sdo e toleroja nje mashkull qofte im ate, im shoq apo im bir ku ne veshtiresi ekonomike te me thoje me mire rrime vdesim sa puno

Po ik e pirdhu aman , keto jane thjeshte qenie qe jane mesuar te bejne viktimen dhe e kane me rehat te bejne viktimen sa te jetojne
pfff
 
Sa vjec je me qafsh?!
Me jep pershtypjen nganjehere sikur ato adoloshentet qe shohin filma Amerikane gjithe diten dhe mendojne se dhe ato mund te bejne njejte si neper filmat,te dalin aty jashte e te sundojne boten!
Nuk tha njeri ti tolerosh jo madje ata lloj njerezish se s'ndahen ne gjini per mua, ata qe vuajne per mend e kokes as qe dua tu shoh bojen,keqardhje per ta dhe shume e kane..
Cfare mendon se mund te besh? Ku mendon se mund te shkosh, te mbeshtetesh? Ne c'vrime mendon se mund te fusesh koken aman dhe hajt se marrim rruget besa edhe malet me varke shpresen sic thote nje shprehje ketu...
Po s'do tia di njeri moj,sa mundesi mendon se ke tia dalesh ne nje vend ku korrupsioni,diskriminimi,dhuna,shfrytezimi prekin shifra alarm...

Kam thene e ne nje teme tjeter e po e perseris sepse jam e bindur qe nese keto femra kishin mbeshtetjen e duhur nga institucionet perkatese,shoqatat qe ekzistojne sa per nr,shteti dhe familja tani nuk do te flisnim me ne kete teme,madje kam bindjen do ja kalonim edhe SHBA-se per nga shifrat e divorceve qe atje e kane bere mode tashme...

Ehuha hajde se po ta degjoj llafin,po p.......
 
Une jam feministe ne kulm por thjeshte kur shoh gjera qe vete femra ia imponon vetes sme vjen keq.
Lexova biseden mes teje dhe Monit persa i takon punes.
Une vete shoh raste ku femra se ka fare te veshtire te behet pergjegjese ku vetem 30% ka aftesi dhe thjeshte per te mos u lodhur
gjen rrugen me te shkurt....dmth e pranon vete?
JOJOJO
une nuk e quaj palumturi faktin qe sje e afte per veten.

Sigurisht Nick , medalja ka dy ane dhe ne te ekziston edhe ky lloj grupimi qe thua ti.
Nese do nisesha nga vetja se kam ndjere kurre nevojen e nje mashkulli per te me bere te lumtur ekonomikisht, pasi kam autonomine time . Jam dikush apo askush por e gjitha ne sajin tim , jo sepse dikush mi ka bere gjerat e lehta , dhe as duke u viktimizuar por duke punuar fort per te arritur ketu ku jam.
Ne dukje mund te jap idene e nje mendjemadhe , por jo ia njoh meritat vetes, di sa vlej profesionalisht dhe nuk me tremb ideja te jem neser e papune , sepse di qe do jete thjesht ceshtje kohe.

Por kjo eshte vetem ana e njeres medalje, tjetra eshte se nje burre qe ne gjeneze i kemi amplifikuar instiktin e mbrojtjes karshi femres , duke e cilesuar si qenie te brishte e delikate.
Te kujdesej per motren , ti paraprinte nese do ishte e mundur gabimeve te saj, te behej nje mbrojtes i imponuar.
Dhe kjo lloj "mbrojtje" artificiale percillet ne qenien e tij , kur vjen me pas tel Gruaja!
Sepse smund te jete gruaja qe komand pavaresisht se rolet ne nje familje jane te njejta..
Dhe kjo duam apo nuk duam , ende eshte e kalcifikuar tek ne.

Ky grupi qe diskuton ti pastaj , viktimat e vetvetes, qe cdo gje e lidhin me mashkullin dhe kalojne nga nevoja ne deshperim e akoma me keq ne mbytje te tjetrit. Kjo vlen si pasoje e pasigurise dhe mosbesimit ne vetvete.
Ketu mund te kete faj edhe mashkulli , sepse te tille i jep mundesine per te qene , por sigurisht qe fajtore jemi ne...gjinia femerore pasi na mungon stima per veten.
 
Une nuk mbroj abuzuesin o Moni dihet ajo
Une thjeshte qe femra nese do ta ndryshoje nje situate e ndryshon.
Sepse Rea te ben pytje per moshen e i dukem adoleshente sepse verte edhe adoleshente te njejten parime kam pasur une spyes per opinion...dhe sa per Shqiperine u bene gati 3 vite dhe po e shoh si funksionon. Dhe vende per tia dalur ka :)

Tani mua sigurisht me peshtiroset mashkulli por edhe femra kur i pelqen te beje viktimen e sleviz atehere le ta gezoje.
 
Po tani kjo eshte lifestyle, dikush e do te pjekur , dikush te djegur...jetojme ne metropol o xhan dhe ka nga te gjitha llojet
Pastaj nuk thua shyqyr qe jane se ti e une (dhe shume si ne) , gjejne pikat e inspirimit per te mos perfunduar ashtu, por edhe neser femijet ti edukojme ndryshe.... :)

Per punen e moshes , kam kohe jam terheq nga tregu i kapjeve te leshit....e ke te teren per vete :p
 
Shum temë e qelluar....... nuk ndryshon truri i ndryshket.... andaj....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top