Gratë shqiptare janë më të diskriminuara dhe sa i përket pagës së tyre, sepse paguhen më pak se burrat në punë.
Diferenca gjinore në pagë është 5,725 lekë ose 17.4 për qind. Sipas të dhënave që u bënë sot publike, 14.6 për qind e grave dhe burrave të punësuar në zonat urbane paguhen nën pagën minimale zyrtare.
Këto të dhëna u publikuan në bazë të një studimi me temë, “Pabarazia gjinore në pagë një rast shqiptar” duke u bazuar në realitetin shqiptar.
Në këtë studim janë përfshirë rreth 1000 individë, banues në zonat urbane të vendit dhe brenda grupmoshës zyrtare të punësimit./E.L/
Shekulli