Grada dhe vlera e mendjes ne Islam !?

Grada dhe vlera e mendjes ne Islam !?



Vlera dhe rendesia e mendjes ne sheriat vihet ne dukje nga aspektet qe vijojne:

a. Allahu i Lartesuar nuk ia drejton fjalet e Tij vecse te mencurve, sepse ata e kuptojne fene e Tij.
Allahu ne Kur'an ka thene: "Perkujtim e keshille per zoteruesit e mendjes". [Sad; 53]

b. Nje nder gjerat qe prej tyre varet obligimi me detyrat fetare eshte mendja, ai qe nuk e posedon nuk eshte i obliguar. Profeti ne hadith ka thene: "eshte ngritur lapsi per tre persona (d.m.th; eshte hequr obligimi dhe nuk merren ne llogari, perderisa jane ne ate gjendje), njeri prej tyre eshte, i cmenduri derisa ti vije mendja".

c. Allahu e ka denuar (share) ate qe nuk perdor mendjen, sic ka permendur per banoret e zjarrit, per te cilet ka thene: "Dhe thone: “Sikur te kishim degjuar dhe pasur mend, ne nuk do te ishim nder banuesit e zjarrit" [Mulk; 10] .

Gjithashtu ka thene duke denuar veprimin e atyre qe nuk ndjekin sheriatin dhe udhezimin e Profetit:
[Kur u thuhet atyre : "Ndiqni ate qe ka zbritur All-llahu" ata thone:" Jo ! Me mire ne dote ndjekim cfare gjetem nga baballaret tane", (A do ta bejne kete ?) Edhe pse baballaret e tyre nuk kuptonin gje dhe nuk ishin te drejtuar ?"] [Bekare; 170]

d. Kur'ani ka permendur dhe ka nxitur per shume procese logjike qe i kryen njeriu p.sh. mendimi, meditimi, vezhgimi e tjere. Ne ajetet qe vijojne Allahu i Lartesuar ka thene: "A nuk mendojne thelle per Kur'anin?", "Ne menyre qe te mendoni", "A nuk kuptoni"

e. Allahu i ka lavderuar ata qe perdorin logjiken per njohjen e te vertetes. Allahu ne Kur'an ka thene: "Nderkaq, ata qe u larguan prej adhurimit te idhujve dhe ju drejtuan All-llahut, ata kane gezim te madh, e ti pergezoj roberit e Mi! Te cilet i degjojne fjalet dhe pasojne ate me te miren prej tyre. Te tillet jane ata qe All-llahu i udhezoi ne rrugen e drejte dhe te tillet jane ata te mencurit" [Ez-Zumer:17-18]

f. Allahu ka dhene shume shembuj ne Kur'an qe i shikojme ose i degjojme, ne menyre qe ne te logjikojme e te mendojme, si p.sh. fjala e Tij "Ai na solli Neve nje shembull, e harroi krijimin e vet e tha: “Kush i ngjall eshtrat duke qene ata te kalbur?" [Jasin; 78]

g. Allahu ne Kur'an ka permendur shume fakte qe shkojne sipas standarteve, kritereve dhe arsyeve logjike, si p.sh;
"A mos u krijuam prej kurgjese, apo ata vete jane krijues? A mos ata i krijuan qiejt e token, Jo, por ata nuk jane te bindur" [Et-Tur; 35-36], "Sikur te kishte ne to (ne qiej e ne toke) te adhuruar te tjere me te drejte pervec Allahut, ato te dyja do te shkaterroheshin" [El-Enbija; 22], "A nuk mendojne thelle per Kur'anin? Sikur te ishte prej dikujt tjeter, pervec All-llahut, do te gjendeshin ne te kontradita te shumta". [En-Nisa; 82]

h. Kur'ani ka percaktuar fushat e mendimit dhe perdorimit te mendjes, si p.sh: [A nuk e kane pare qiellin mbi ta, si Ne e kemi ndertuar ate dhe e kemi zbukuruar, dhe s'ka asnje te care ne te ? ] [ Edhe token ! Ne e kemi shtrire ate dhe kemi vendosur ne te male qe qendrojne fort, si dhe kemi sjelle ne te cdo lloj bime te mrekullueshme ne cift.] [ Nje ndricim dhe Perkujtues per cdo rob qe i kthehet All-llahut me pendim (rob i cili beson ne Njesin e All-llahut, i ploteson detyrat ne nenshtrim ndaj Tij dhe qe gjithnje kerkon faljen e Tij).] [Kaf; 6-8]

i. Perdorimi i gjurmes si argument qe tregon per leshuesin (lenesin) e saj. Ky eshte nje proces logjik qe ka nevoje per njohjen e lidhjes midis cdo gjurme dhe leshuesit te saj. P.sh; Allahu i Lartesuar ne Kur'an ka thene: [ "I cili ka krijuar shtat qiejt te renditur nje permbi nje: ju nuk mund te shihni asnje gabim ne Krijimin e te Gjithemeshirshmit. Kthe pra shikimin perseri: " A mund te shohish ndonje te care ?]" [El Mulk; 3-4]

j. Sqarimi i gjerave qe mendja nuk arrin ti njohe, si p.sh, fjala e Allahut; [Dhe te pyesin ty (Muhamed a.s.) per ruhin (shpirtin). Thuaj: Ruhu (shpirti) eshte prej atyre gjerave, dija per te cilen eshte vetem tek All-llahu, ndersa nga Dija (juve o njerez) ju eshte dhene vetem fare pak.] [El Isra;85], si dhe fjala e tij: [ Ai (All-llahu) e di cfare u ndodh atyre (krijesave te tij) ne kete bote dhe cfare dotu ndodhe atyre (ne jeten e Fundit) dhe ata kurre nuk do te perfshijne gje nga Dija e Tij.] [Taha; 110]. Abdullah ibnu Abbasi ka thene; "Kaderi eshte nje gje qe Allahu e ka bere sekret, te fshehte".

Qendrimi i ehli sunetit ndaj arsyes logjike

Do te permend disa pika, te permbledhura nga shkrimet e Iben Tejmijjes ne kete fushe, te cilat sqarojne qendrimin e ehli sunetit:

a. Njeriu me mendjen e tij ka aftesi t'i kuptoje e t'i njohe gjerat, por bazuar ne arsyen logjike ai mund t'i njohe e t'i perceptoje gjerat (qe kane te bejne me besimin dhe rregullat e fese) ne menyre te pergjithshme dhe jo ne menyre te shkoqitur.

b. Argumentet fetare kane perparesi mbi konkluzionet logjike, per arsye se sheriati eshte i pagabueshem, ndersa konkluzionet logjike mund te jene gabim. Kjo sepse arsyet logjike jane produkt i mendjes se njeriut, i cili gabimin e ka nga natyra, kurse burimi i argumenteve te sheriatit, eshte hyjnor.

c. Gjykimet logjike qe jane te sakta, te qarta e te padiskutueshme, nuk mund te bien ndesh me sheriatin.

d. Arsyet logjike jane te sakta vetem kur perputhen me sheriatin. Ndersa kur kundershtojne sheriatin ato jane te parregullta, te pavlefshme. Prandaj standartet dhe kriteret logjike qe perputhen me sheriatin jane te sakta, kurse ato qe kundershtojne sheriatin jane te pavlefshme.

e. Ne rast se nga veshtrimi siperfaqesor i nje teksti (citati) do te verehet se ai bie ndesh me nje argument te sakte, te qarte, e te prere logjik, kjo padyshim ndodh ose per shkak te nje dileme qe duhet zbuluar e qartesuar, ose per shkak te interpretimit te gabuar te tekstit, si p.sh; kur fjala ka dy ose me shume variante per tu interpretuar dhe njeri prej tyre bie ndesh me arsyen e qarte e te prere logjike, gje e cila tregon se ai variant nuk mund te jete kuptimi i saj, ose per shkak se hadithi qe bie ndesh me arsyen logjike te sakte, eshte i dobet ose i trilluar si p.sh. hadithi i trilluar; "Allahu i Lartesuar zbret mbremjen e dites se Arafatit mbi nje deve dhe perqafon kaloresit e ata qe ecin ne kembe". Kjo padyshim eshte genjeshter.

f. Ligjet dhe rregullat ne menyre te detajuar mund te njihen vetem nepermjet Sheriatit. Keshtuqe ato jane prej vecorive te Tij.

g. Ne menyre te pergjithshme njeriu me mendjen e tij e dallon ate qe eshte e shemtuar dhe e keqe dhe e dallon ate qe eshte e bukur dhe e mire, qofte edhe pa i arritur argumenti fetar. Mirepo njeriu nuk eshte i obliguar per asgje derisa t'i arrije argumenti fetar dhe si rrjedhoje shperblimi dhe ndeshkimi per veprat e tij varet po nga arritja e argumentit fetar.

h. Sheriati mund te sjelle gjera qe e hutojne mendjen, si p.sh; ndeshkimi i shpirtit se bashku me trupin ne varr, por jo gjera qe jane te paarsyeshme e te papranueshme logjikisht.

i. Asgje s'mund t'i behet detyre Allahut permes asaj qe e gjykon mendja e njeriut, sepse Allahu sic ka lajmeruar per veten e tij eshte, " veprues i asaj qe deshiron". Por ai mund t'i beje detyre vetes se tij ate qe deshiron dhe mund ta ndaloje veten e tij nga ajo qe deshiron, per t'u bere miresi roberve te tij, si p.sh. fjala e Pejgamberit se Allahu ka thene ne hadith kudsi: "Une ia kam ndaluar padrejtesine vetes time", si dhe fjala e tij: "E drejta e roberve ndaj Allahut eshte qe, te mos e ndeshkoje ate qe nuk i ben shok atij asgje"

j. Logjika eshte burim (reference) dytesore, e varur nga argumente fetare dhe e neshtruar ndaj tyre. Tekstet e kuranit dhe sunetit jane te mjaftueshme si burime fetare dhe e bejne te panevojshem bazimin ne konkluzionin logjik, por nuk e pengojne pranimin e tij kur eshte i sakte. cdo mendim qe bie ne kundershtim me kete qe sqaruam lidhur me logjiken, eshte i pasakte dhe ne kundershtim me qendrimin e ehli sunetit.
 
Back
Top