Google shpërthen në mesazhe urimi për Vitin e Ri

sabah

Anëtar i Respektuar
Google ka zbuluar sekretin e orës të pashpjeguar me numërim mbrapsht që filloi të numëronte muajin e shkuar – me një shpërthim mesazhesh “Gëzuar Vitin e Ri”, i dukshëm te përdoruesit të cilët klikonin butonin “I’m Feeling Lucky” në faqen kryesore të tij.

اdokush që klikonte në kuti pa futur ndonjë fjalë kërkimi në 1 Janar haste me një breshëri urimesh stinore shumë-ngjyrëshe, të cilat shpërndanin yje nëpër faqen e Google.

Ky spektakël ishte programuar të vazhdonte – mesa duket pambarim – derisa përdoruesit të klikonin përsëri në ekran.

Disa njerëz kthyen pas orën e kompjuterit të tyre, e cila përcaktonte ecurinë e numërimit mbrapsht, për të kapur një grimcë të asaj që Google kishte rezervuar.

Gjiganti i kërkimit nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë për sa i përket mesazheve Gëzuar Vitin e Ri apo orës së fshehur, por ka një të dhënë të rrengjeve dhe gostive të fshehta të njohura si “vezë pashkësh” në shërbimet e tij.

Ai gjithashtu shënoi Vitin e Ri duke ndryshuar shkarravinën në faqen kryesore për të inkorporuar fishekzjarrë dhe një kullë sahati që tregonte mesnatën.

Sigurisht, për ata që nuk e kanë shijuar akoma ka ende kohë për të bërë prova. Kthejeni datën pas në Dhjetor 2009 dhe shtypni butonin “I’m Feeling Lucky” në faqen kryesore të Google.

Vini re: Ky opsion nuk punon në versionin shqip të Google.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top