Gjysma e farmacistëve dhe infermierëve mbetës në provimet e shtetit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gjysma e farmacistëve dhe infermierëve mbetës në provimet e shtetit

Drejtoresha Miço: Kemi pjesëmarrje më të ulët të kandidatëve në profesionin e mjekut

Farmacistë 54.5% mbetës – Nga 167 farmacistë që morën pjesë në provim vetëm 45.5 për qind arritën të kalojnë. Krahasuar me një sezon më parë kemi më shumë farmacitë që rezultuan mbetës

Infermierë 50.1% mbetës – Gjysma e infermierëve nuk e kaluan me sukses provimin e shtetit. Kalueshmëria nga sezoni i kaluar në këtë sezon është në rritje, pasi vjet kaluan 46.4%

Mjekë 31.1% mbetës – Në ndryshim nga sezoni i kaluar dhjetor 2014 – janar 2015 ku kalueshmëria e kandidatëve ka qenë 91.6 për qind, këtë sezon kemi më shumë mjekë që nuk morën provimin

Testimi-i-mjekeve.jpg

Ilda Hoxha

Testimi i mjekeveMë shumë se gjysma e farmacistëve dhe infermierëve rezultojnë mbetës në provimet e shtetit. Jo fort e mirë paraqitet situata edhe për mjekët ku 31 për qind e tyre nuk kanë arritur që të marrin provimin.
Ndërsa 39 për qind e stomatologëve nuk e kanë kaluar me sukses.
Drejtoresha e provimeve të shtetit, Heliona Miço, sqaron për gazetën “Shqip” se në raport me një vit më parë kemi më shumë mjekë që kanë ngelur, por kalueshmëria për infermierët është më e mirë se vitin e kaluar. Për sa i përket profesionit të stomatologut dhe farmacistit kalueshmëria është në rënie nga sezoni i kaluar në sezonin aktual maj 2015.
“Statistikat e përfituara nga sezoni i kaluar i provimeve të shtetit në profesionet e mjekësisë, të zhvilluara gjatë muajve dhjetor 2014 – janar 2015 flasin për pjesëmarrje më të ulët të kandidatëve në këto profesione. Totali i kandidatëve të regjistruar të sezonit të kaluar shkon në 1857 kandidatë, nga të cilët 1527 kanë qenë pjesëmarrës në provimet e shtetit. Ndërsa në sezonin aktual maj 2015, kandidatë të regjistruar janë 2230 nga të cilët 1878 kandidatë kanë qenë pjesëmarrës në provimet e shtetit”, pohon drejtoresha e provimeve të shtetit.
Të dhënat tregojnë se logopedët kanë një përqindje më të lartë të kalueshmërisë, ndërsa në lidhje me mjekët theksohet se në raport me vitin e shkuar kemi 22 për qind me shumë që nuk kanë arritur që të marrin provimin e shtetit. “Për sezonin maj 2015, kalueshmëria më e lartë është në profesionin e logopedisë me 94.4 për qind, e shoqëruar kjo me pjesëmarrjen më të ulët të kandidatëve.
Kjo e dhënë pasohet nga kalueshmëria në profesionin e teknikut të laboratorit me 73.7 për qind dhe në profesionin e mamisë me 73.2 për qind.
Profesioni i mjekut këtë sezon vjen me kalueshmërinë 68.9 për qind, në ndryshim nga sezoni i kaluar dhjetor 2014 – janar 2015 ku kalueshmëria e kandidatëve ka qenë 91.6 për qind”, nënvizon Miço.
Gjithashtu, ajo shton se në lidhje me profesionin e infermierit kalueshmëria nga sezoni i kaluar në këtë sezon është në rritje, pasi në sezonin e kaluar kanë marrë pjesë 720 kandidatë dhe kalueshmëria varion në 46.4 për qind, ndërsa në sezonin e Maj 2015 pjesëmarrja është 1108 kandidatë dhe kalueshmëria 49.9 për qind.
Në provim gjatë sezonit të dhjetorit kanë marrë pjesë 180 kandidatë dhe kalueshmëria ka qenë 73,3 për qind, ndërsa në sezonin e muajit maj pjesëmarrja ishte 169 kandidatë dhe kalueshmëria 60.9 për qind. Sipas të dhënave për profesionin e farmacistit pjesëmarrja në sezonin e dhjetorit ka qenë 283 kandidatë dhe kalueshmëria 58 për qind ndërsa në sezonin e majit 2015 pjesëmarrja është 167 kandidatë dhe kalueshmëria 45.5 për qind.
Gjatë javës së parë deri javën e tretë të muajit maj 2015, pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, në Drejtorinë e Provimeve të Shtetit janë zhvilluar provime të shtetit për 2230 kandidatë të regjistruar për të zhvilluar këto provime në profesionet: mjek, farmacist, stomatolog, infermier, mami, logopedist, teknik laboratori, teknik imazherie dhe fizioterapist. Kandidatët mbetës kanë të drejtë që ta japin provimin deri në 5 herë. Nëse një kandidat nuk paraqitet në provim ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer. Në këto raste, kandidatit i mbahet tarifa e paguar.
Tërheqja nga provimi i shtetit nuk mund të kryhet pas hyrjes në sallën e provimit.

g.shqip
 
Titulli: Gjysma e farmacistëve dhe infermierëve mbetës në provimet e shtetit

Per mendimin tim nuk esht nje pritshemri per tu habit pasi dihet mjaft mir sesi ka funksionuar deri ne diten e ktij provimi ku cdo kush qe kishte mikun dhe lekun kishte dhe vendin e pune ne xhep pa e vrar mendjen dhe pa llogarit se ishte i afet apo jo per nje vend pune ne spitale apo farmaci ....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top