Gjyshja vandale do të thur pulovra për viktimat

braziljania

Anëtar i Nderuar
Një gjyshe 89-vjeçare e cila i ka shpërthyer disa goma të automjeteve është dënuar me thurje të pulovrave për viktimat e saj.

Heidi Kohl është arrestuar pasi që ka shpërthyer disa goma të automjeteve në Rockenhausen, në Gjermaninë perëndimore.

Ajo ka thënë se shumë automjetet ishin parkuar rreth e rrotull automjetit të saj sa që edhe banorët nuk mund të gjenin asnjë vend të sigurt për të kaluar rrugën dhe se po tentonte të bëj diçka në lidhje me këtë.

Ajo preu me thikë gomat e disa automjeteve me qëllim që të shtyj njerëzit të mos parkojnë më aty.

"Mu kishte mbushur kupa me këtë situatë", ka thënë ajo.

Por policia e ka zbuluar pasi që një pronar automjeti e kishte parë se çfarë po bënte dhe ajo ishte gjobitur. Duke mos pasur mundësinë që të paguaj me para, ajo tha se në këmbim do të mund të thurte pulovra për viktimat e saj.


spekter*
 
Ruajna zot Gjyshet...:eek:hh:!

Ps: vallahi nuk cuditem shume jo, se dhe ajo imja ua ka bere bene atyre fshatarve qe shesin poshte ballkonit !!:26::26:
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top