Gjyshja lind fëmijën e vajzës së saj

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Më shumë se dy vite më parë Emily Jordan ishte 29 vjeç dhe u kurua nga një tumor në qafën e mitrës.

Por vetëm pak para se tu nënshtrohej mjekimeve ajo zbuloi se ishte shtatzënë, ku u detyrua të zgjidhte mes operacionit dhe mbajtjes së fëmijës, vendim i marrë së bashku me bashkëshortin e saj.


familja2.jpg


Mike vendosi që gruaja e tij ti nënshtrohej operacionit për heqjen e mitrës duke hequr kështu mundësinë e pasjes së një fëmije biologjik... por nuk rezultoi kështu.

9 muaj më parë nëna e Emily, Cindy Reutzel i propozoi që të ngelej ajo shtatzënë dhe të lindte fëmijë në vend të vajzës së saj Emily.

Siç raporton noa.al fillimisht Emily dhe Mike nuk e morën seriozisht propozimin, por në fund e pranuan.

Pas një kontrolli psikologjik dhe pas një kure hormonale, në mitrën e Cindy u fut një veze e Emily dhe spermë nga Mike dhe 9 muaj më vonë bashkimi i tyre në një spital në Chikago mori emrin Elle.

“Ky është vetëm vazhdimi i asaj që nëna ime ka bërë gjithnjë për mua, kjo më garanton që unë ta jetojë jetën me të gjitha ngjyrat e saj”, u shpreh Emily për mediat.

a.y/noa.al
 
Titulli: Gjyshja lind fëmijën e vajzës së saj

tingellon cmenduri ,por eshte vertetim infinitiv e dashurise se nenes per femijen e saj ......Ne kete rast ngela pa fjale dhe crendesi ka se c´status ka gjyshja me vone (nena biologjike,gjyshe,apo mama ).
 
Titulli: Gjyshja lind fëmijën e vajzës së saj

Eshte nje gjest shume i madhe karshi vajzes se saj. Rendesi ka qe heret a vone mos te pendohet njeri per keto zgjidhjet qe kane mare tani...
 
Titulli: Gjyshja lind fëmijën e vajzës së saj

tingellon cmenduri ,por eshte vertetim infinitiv e dashurise se nenes per femijen e saj ......Ne kete rast ngela pa fjale dhe crendesi ka se c´status ka gjyshja me vone (nena biologjike,gjyshe,apo mama ).

Ne fakt eshte cik cmenduri, si dim moshat tamam, e zem qe gjyshja ka 60 ( vajza 20 e mamaja saj 20), nuk eshte shume e leht per te ti nenshtrohet kures hormonale dhe me tej nje bare. Mbase do ishte me kollaj tek mamaja vajzes per kete veprim.

Gjithsesi, nuk eshte per te gjykuar, sepse njerzit qe bejne domosdo te kene femije do jene prinder te mire ( femijet e deshiruar kane nje +).

Urime dhe gjyshes per ndihemen qe i ka dhene mbeses.
 
Titulli: Gjyshja lind fëmijën e vajzës së saj

Epo kot nuk thon se menja osht gjo e modhe..kjo qenka cmenduri e ca cmendurie...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top