Gjyqtari ndërpret ndeshjen, pasi i vjedhin makinën

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Një gjyqtar futbolli në Spanjë ndërpreu në mes ndeshjen sapo dëgjoi nga megafonat e policisë se i kishin vjedhur makinën e parkuar jashtë stadiumit. Ai u rikthye menjëherë në fushë sapo mësoi që makinës nuk i kishte ndodhur asgjë.
Gjyqtari Madrigal Soria e ndërpreu në minutën e 63-të ndeshjen mes Murcianos del Jumila dhe Puente, e vlefshme për kategorinë e tretë të kampionatit spanjoll, menjëherë sapo mësoi për ndodhinë. Policia njoftonte nëpërmjet megafonave ngjyrën dhe targën e makinës së vjedhur, e cila korrespondonte me atë të gjyqtarit.

Gjyqtari Soria ndërpreu menjëherë ndeshjen dhe vrapon drejt vijave anësore duke lajmëruar gjyqtarin anësor dhe futbollistë se mjeti i vjedhur i përkiste atij.
*start*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top