LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Rreth 60 mijë gra dhe vajza në Francë dhe gati gjysmë milionë në të gjithë Bashkimin Europian janë viktima të një praktike të dhimbshme dhe ndonjëherë vdekjeprurëse, që njihet si gjymtimi i gjenitaleve femërore.
Pavarësisht përpjekjeve në të gjithë botën për ta eliminuar këtë praktikë, ekspertët thonë se imigracioni po i rrit shifrat e viktimave të saj në Evropë, si dhe në Shtetet e Bashkuara. BE-*ja po përpiqet të gjejë mënyrën e duhur për të luftuar një traditë të lashtë.
Në Paris një klinikë është hapur në rrethinat e qytetit, që është ndër të paktat në Francë e specializuar rreth kësaj praktike.
Rreth 14 për qind e lindjeve në atë zonë janë nga nëna që janë viktima të kësaj praktike. Shumë prej tyre janë nga Afrika nën*Sahariane, ndonëse kjo praktikë zbatohet edhe në disa pjesë të Lindjes së Mesme dhe Azisë.
Gazeta Dita