Gjykatësi i paguan shpenzimet ligjore 15-vjeçares së përdhunuar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gjykatësi i paguan shpenzimet ligjore 15-vjeçares së përdhunuar

Angli.jpg


Gjykatësi anglez Jonathan Durham Hall QC është ofruar për të paguar nga xhepi i tij shpenzimet ligjore të një vajze 15-vjeçare që ishte në proces gjyqësor me akuzën se ka vrarë pedofilin që kishte abuzuar me të para pak vitesh.

Por jo vetëm kaq: gjykatësi i qytezës së Bradford, ka dhënë një vendim shumë të favorshëm për adoleshenten e akuzuar për vrasje, duke e dënuar me vetëm 2 vjet në një qendër të riedukimit për të mitur, duke refuzuar kështu dënimin me burg.

Gjykatësi nuk ka pasur probleme për të argumentuar vendimin e tij: “Do të ishte një fatkeqësi e pafalshme të dërgoje një të mbijetuar si ty në burg”, – ka deklaruar ai duke iu drejtuar viktimës së përdhunimit, duke shtuar se edhe në këtë mënyrë, ka dashur të kompensojë mungesën e dënimit të drejtësisë angleze ndaj pedofilit, i dënuar me 6 vjet burg dhe më pas i kthyer i lirë.

Por historia nuk ka mbaruar këtu. Vajza kishte pësuar abuzime që kur ishte 8 vjeçe. Pas daljes nga burgu të përdhunuesit të saj, një dënim shumë i butë në krahasim me krimin e bërë, vajza vendosi të hakmerret duke e ekzekutuar autorin.
g;shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top