Gjykatësi fle, zgjohet dhe dënon të akuzuarin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
gjykatesi-rusi.jpgGjykatësin e zë gjumi gjatë seancës, humb gjithë argumentet e palës mbrojtëse, më pas zgjohet dhe dënon të pandehurin me 5 vite burgim.

Ka ndodhur në Rusi, në qytetin e Blagoveshchensk-ut më 12 gusht të vitit të kaluar, por tani është bërë publike falë një videoje që po qarkullon në internet. Në të shihet qartë gjykatësi që ka mbështetur kokën në supin e tij të majtë, ndërkohë që avokati i të pandehurit merr fjalën.

Në përfundim të fjalës së tij, gjykatësi zgjohet dhe pa patur nevojën të vendosë përballë provat pro dhe kundër të akuzuarit, e dënon atë me 5 vite burgim.

I akuzuari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, u gjend fajtor për akuzën e mashtrimit fiskal./tch


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Gjykatësi fle, zgjohet dhe dënon të akuzuarin

hahaha cfar gjykats! mund te jet ndonje montazh se ky duket si adoleshent
 
Pe: Gjykatësi fle, zgjohet dhe dënon të akuzuarin

Qenka si ne Shqiperi vetem me nje ndryshim.Ketu nuk fle por po nuk i dhe leke te denon sidoqofsh, i apo i pafajshem
 
Pe: Gjykatësi fle, zgjohet dhe dënon të akuzuarin

Jo po te doje le ta apeloje vendimin, se direkt perfundon jo me 5 po me 10 vjet burg pastaj haha
 
Back
Top