Gjykata Evropiane: S’do të duhej lejuar martesat e homoseksualëve

Ado

FISEBILIL-LAH
Gjykata Evropiane: S’do të duhej lejuar martesat e homoseksualëve
Gjykata Evropiane tha se vendet e Evropës nuk do të duhej të lejojnë martesën e çifteve të gjinisë së njëjtë, edhe pse, sipas saj, ekziston një konsensus në rritje që lidhjet e tilla të njihen me ligj.

Shtatë gjyqtarë të Gjykatës Evropiane kanë hedhur poshtë njëzëri kërkesën e dy austriakëve për t’u martuar, duke thënë se një martesë e tillë nuk është e garantuar me dispozitat e martesës në bazë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykatësit, megjithatë, kanë thënë se “ekziston një konsensus në rritje” që çiftet homoseksuale të njihen me ligj, porse shtetet duhet të vendosin veç e veç për formën e njohjes së tyre, meqë “martesa ka konotacione të thella shoqërore dhe kulturore, të cilat ndryshojnë nga vendi në vend”.

Në mesin e vendeve të BE-së, ekzistojnë shtetet liberale si Suedia dhe Holanda, dhe ato religjioze dhe konservative siç është Polonia.

Gjashtë shtete evropiane: Belgjika, Holanda, Suedia, Portugalia, Norvegjia dhe Spanja, kanë legalizuar martesat e homoseksualëve. /REL/


---------- Post added at 09:28 ---------- Previous post was at 09:27 ----------

Pra anej ku po dojm me shku ? spo te vyka edhe shum ligjitimimi i ktyre ? sepse me shum nuk e paskan legalizu ket gje ne europ se sa qe e kan legalizu .


duhet ti dhojm mesim na atyre sa i perket ksaj pune kan mbet mbrapa ncncncn ma budall se na ska nbot.
 
Back
Top