Gjurmët e shëmtuata të mëkateve

MasteR

I'm offline
Mëkatet lënë shumë gjurmë rë shëmtuara në zemrën dhe trupin e njeriut. Ndër to mund të përmendim:

1- Të privuarit nga dituria. Dija është dritë e hedhur nga Allahu në zemrën e njeriut, por e mëkati e fik atë. Kur Shafiu u ul para Malikut, ky I fundit u habit nga inteligjenca e zgjuarsia e tij dhe I tha: “Pasha Allahun? Pa shoh se Ai ka hudhur drit mbi zemren tënde, prandaj mos e fik atë me mëkate!”
Imam Shafiu ka thënë:

Për kujtesën tek Uekiu246 u ankova
Dhe me lënien e gjunaheve më udhzoi

Dije më tha, se dija mirësi prej Allahut është
E mirësia e Allahut gjynahqarit nuk I jepet.247

2- Të privuarit nga furnizimi (rrisku). Në “El-Musend” transmetohet se njeriu I privohet furnizimi për shkak mëkateve që ka bërë. Ashtu sikurse fika ndaj Allahut bëhet shkak për sjelljen e furnizimit, në të njëjtën mënyrë edhe braktisja e saj bëhet shkak për sjelljen e varfëris. Pa, nuk ka mënyrë më rë mirë për të merituar furnizimin e Allahut, sesa largimi nga mëkatet.

3- Ngurtësimi I zemrës. Kryerja e mëkateveshkakton një ngurtësim të zemrës, të cilin nuk mun ta zbut asnjë prej kënaqësive të kësaj bote, edhe sikur ato të jenë të mbledhura së bashku. Kërë shqtësim nuk e ndien kush tjetër, përveq njerëzve, në zemrën e të cilëve ka akoma jetë.
Një burrë u anku te disa të ditur për ngurtësimin e zemrës së tij. Pasi e dëgjuan, I thanë: “Të kanë ngurtësuar mëkatet, prandaj largohu prej tyre nëse dëshiron të qetësohesh.”

4- Ngurtësia zemrës së mëkatarit ndaj njerëzve dhe sidomos nga njerëzit e mir. Ai përballet me natyren e egër mes vetes dhe atyre, e sa më shumë të shtohet ky egërsim aq më shumë ai shmanget nga takimi me ta, privohet nga bereqeti I të përfituarit prej tyre, afrohet prej parties së Shejtanit për aq sa largohet prej Mëshirës, e kjo sjellje e egër forcohet derisa sa e zotëron mëkatarin dhe gjendet e pranishme midis tij dhe fëmijëve, gruas dhe të afërmëve të tij, midis tij dhe vetes, sa që e shikon të egërsuar edhe me veten e tij.
Disa nga dijetarër e parë kanë thënë:248: “Më të vërtet, unë nuk I bindem Allahut! Këtë gjë e shoh te sjellja e deves dhe e gruas sime.”

5- Vështirësimi I punëve. Kur mëkatari fillon të bëjë ndonjë punë, ai do të shoh se do t’I vështirëson dhe nuk do të jetë në gjendje ta përfundojë. Kuse, njeriu që I bindet Allahut e gjen atë punë të lehtësuar dhe arrin ta përfundojë me sukses.
Pasha Allahun, është për tu quditur! Si ka mundësi që njeriu t’I gjejë të mbyllura dyert e punëve dhe të mos e dijë se nga I vjen një gjë e tillë?

6- Zemrën e mëkatarit e mbulon errësira dhe ajo ngjason me errësirën që I shikojnë sytë, sepse bindja ndaj Allahut është dritë dhe mëkati është errësirë. Sa më shumë që forcohet kjo errësirë në zemrn e tij, aq më shumë I shtohet pasiguria, derisa ai bie ne risi dhe në humbje. Ai ngjan me një njeri të verbër që del në mes të natës dhe ecën I vetëm rrugëve. Errësira I shtohet gjithnjë e më tepër, derisa e mbulon plotësisht.
Ibn Abasi249 ka thnënë: “ E mira është shkëlqim I fëtyres, dritë e zemrës, zgjërim I rrisku,forcë e trupit dhe dashuri në zemrat e krijesave. Kuse mëkati është nxirje e fëtyres, errësirë e zemrës, dobësi e trupit, pakësim I rriskut dhe urrejtjë në zemrat e njerëzve.”

7- Mëkatet dobësojnë zemren dhe trupin. Kryrja e mëkateve dobëson zemrën dhe ia heq asaj gjallërimin e jetës.
Forca e besmitarit ndodhet në zemër dhe sa më shumë I forcohet ajo, aq më shumë I forcohet edhe trupi. Nga ana tjtër, edhe nëse është I fortë në trup, mëkatarin e tradhton forca e tijnë momentet kur ai ka më shumë nevojë për të. Kini parasysh gjendjen e trupave romake dhe perse! Forca I tradhtoj ne kohen kur kishin më tepër nevojë për të dhe ishin besitarët ata që I mposhtën me forcën e trupit dhe zemrave te tyre!250

8- Tëprivuar nga adhurimet. Mëkatet janë shkae mëse të mjaftushmë që njeriu të pengohet nga kryrja e një adhurimi të caktuar, më pasë të një adhurimi tjetër e kështu me rralë. Pra, me kryrjen e një mëkati, I pritet rruga shum adhurimi dhe secila prej tyre ka vlerë më shumë se dunjaja. Mëkatari I ngjan njeriut, I cili pasi ka ngrën diqka, sëmuret aq gjatë, saqë kjo sëmundje e privon ushqime më të mir sesa ai që hëngri më parë.

9- Mëkatët paksojnë vitet e jetës dhe fshijnë bereqetet e saj. Ashtu siq e shton vepra e mir jetën, net ë njejtëm mënyrë, edhe vepra e keqe e pakëson atë.

Rrethë kësaj teme, njerëait kanë mendime të ndryshme :

Një grup prej tyre kanë thënë se mëkatet e pakësojnë jetën, ashtu siq I pakesojnë edhe rriskun. Për shtimin e këti të fundit, Allahu ka vënë kushte, të cilat duhet plotesuar. Si rrjedhojë edhe për shtimin e jetës ekzistonë shkaqe përkatëse.
Sipas këti grupi, jeta shtohet me shkaqe, ashtu siq edhe paksohet me shkaqe. Rrisku dhe vdekja, lumturija dhe deshpërimi, shendeti dhe sëmundja, pasurija dhe varfërija, edhe pse funksjonojë me caktimine Allahut ato caktohen prej Tij në fazë të shkaqëve.

Kurse, një grup tjetër thotë se kryrja e mëkateve ndikon negativisht te jeta e vërtet që eshtë jeta në zemrës. Për kët arsyje, ne suren Nahl, Allahu (xheleshanehu) e ka konsideruar jobesimtarin të vderkue jot ë gjallë. Pra, jeta e vërtetë është jeta e zemrës dhe mosha e njeriut është koha e jetës së tij. Mosha është vetem ajo periudh kohore, gjatë të cilës njeriu ka qenë I lidhur me Zotin. Vetëm orët e kësaj kohe janë orët e jetës së tij. Punët e mira, devotshmërija dhe adhurimi, I shtojbnë këto orë dhe shuma e tyrë përbën moshën e vërtetë.
Me një fjalë, nëse njeriu largohet prej Allahut dhe e mbush kohën e tij me mëkate, atëher një pjesë e mirë e jetës së tij të vërtetë ka humbur kot dhe frytet e kësaj kotësije ai di t’I gjejë në ditën e gjykimit, për të cilët, në Kur’an: “E thonte: Oh I gjori un, sikur të isha përgatitur për jetën time!”251. Pra qeshtja qëndron nëse ky njeri ka largpamësi për të ralizuar interesat e kësaj bote dhe botës tjetër. Nëse I mungon ky vizjon, në të vërtet, ai e ka humbur të gjithë jetën e tij, rruga do t’I zgjatet për shkak të pengesave, ndërsa shkaqet për të bërë vepra të mira do t’I vështirësohen, në varësi të shpenzimeve të kohës për veprat e kundërta me to. Në realitet, ky është pakësimi rea I jetës së tij.
Sekreti I kësaj qështje qëndron në faktin se mosha e njeriut është periudha e jetës së tij dhe jeta e vërtetë është ajo që kalohet në përkushtimin ndaj Allahut.


---------------------------------
246- (sh.p) Një nga mësuesit e Shafiut.
247- Shih: “Diuan Esh-Shafi’I” (54), “El-Feuaid El-Bahijeh” (223) etj..
248- Krahasoje me “Hiljet El-Eulija” (109/8)
249- Nuk e kam gjetur këtë emër të Ibn Abasit.
250- Sot ndodh e kundërta me ne.
251- El-Fexhër: 24




Pergatit: ummuMuxhahid
Marrur nga: “Sëmundja dhe ilaqi”
Autor: Ibn Kajmi el Xheuzi
 
Back
Top