Gjurmët dhe pasojat që lënë mëkatet dhe gabimet

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Gjurmët dhe pasojat që lënë mëkatet dhe gabimet​


Nuk ka dyshim se mëkatet dhe gabimet lënë gjurmë dhe pasoja të thella në zemrat e njerëzve, gjurmë të këqija, të cilat nuk ka mundësi të largohen, përveçse me pendim të sinqertë. Nganjëherë njeriu bën ndonjë mëkat apo gabim dhe fare nuk e vëren, andaj në vijim do t’i sjellim disa nga gjurmët dhe pasojat negative që lënë mëkatet dhe gabimet.

Ibn Kajjim el-Xhevziu, në librin e tij të mirënjohur Ed-dau ved-devau (Sëmundja dhe ilaçi), ka sjellë disa nga gjurmët e mëkateve, disa nga të cilat do t’i përmendim shkurtimisht.


Mëkatet pengojnë diturinë

Mëkatet lënë gjurmë të shëmtuara dhe të dëmshme në zemër, në trup, në këtë botë dhe në botën tjetër, gjurmë të cilat i njeh vetëm Allahu xh.sh..Prej gjurmëve të mëkateve është pengimi i diturisë, ngase dituria eshte dritë që Allahu i Madhëruar e hedh në zemër, ndërsa mëkati e shuan kete dritë.

Kur imam Shafiu qe ulur pranë imam Malikut dhe kishte lexuar para tij, e kishte mahnitur Imam Malikun me zgjuarsinë, mprehtësine dhe te kuptuarit e tij,ndaj dhe e kishte shtyre imam Malikun qe te thoshte:”Po shoh se Allahu ka hedhur dritë në zemrën tënde, ndaj mos e fik ate me errësirën e mëkatit.”

Njëherësh imam Shafiu i qe ankuar Vekiut, se nuk mund të mbante ne mend mësimet. Vekiu e kishte porositur imam Shafiun që t’i braktiste mekatet dhe i kishte thënë: Dije se dituria është dritë, e, Drita e Allahut nuk i jepet mëkatarit.


Mëkatet janë pasojë e shkurtimit të jetës

Dijetarët janë të ndarë në mendime sa i përket shkurtimit të jetes perkatësisht për atë se çfarë është qëllimi me “shkurtimi i jetës”.

Disa thonë se qëllimi është humbja e begative (të mirave), apo i tyre; disa tjerë thonë se realisht shkurtohet jeta, ashtu siç pakësohet pasuria e njeriut.


Mekatet sjellin mëkate të tjera

Mekatet sjellin, apo riprodhojnë mëkate të tjera.

Disa nga dijetarët e hershëm kanë thënë: “Prej dënimit të së keqes e pason e keqa,e prej shpërblimit të së mirës e pason e mira, robi kur e bën një të mire ajo tjetra thotë: Më bënë edhe mua… po kështu ndodh edhe ne anen e se keqes.”
Mekatet jane të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, janë zinxhir i pandërprere.Keshtu nëse futesh në mëkatin e parë, atëherë mëkati tjetër vjen shum shpejt ngase mëkatet, sikurse u tha, janë të lidhura ngushtë ndërmjet tyre.


Mekatet e shkatërrojnë mendjen

Prej gjurmeve të mëkateve është edhe se, mëkatet e shkatërrojnë mendjen mendja është dritë, e mëkati e shuan dritën e mendjes, ndaj kur fiket drita e mendjes atëherë dobësohet dhe ajo mbetet e mangët. Allahu i Lartëmadhëruar e ka dalluar me mendje njeriun dhe e ka veçuar nga shume krijesa të tjera; mendja është një dhunti shumë e madhe që na ka dhuruar Allahu i Madhëruar.



Autor: Ibn Kajjim el-Xhevziu

 
Back
Top